Aktivitetet



E premte, 12 nëntor 2010

MAQEDONIA DUHET TA SHFRYTËZOJË PËRVOJOËN E IZRAELIT

Kryetari i grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e shtetit të Izraelit, z. Pavle Trajanov, sot realizoi takim me Shkëlqesin e Tij David Koen, ambasador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë.

Në takim morën pjesë edhe anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim: z. Aleksandar Spasenovski, znj.Sllavica Grkovska dheznj.Liljana Popovska, kurse në shoqërim të ambasadorit Koen ishte edhe z. Viktor Mizrahi, konsull nderi i Izraelit në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, kryetari Trajanov para ambasadorit e prezantoi përbërjen, qëndrimet dhe aktivitetet e grupit parlamentar për bashkëpunim, duke u falënderuar për përkrahjen që Shteti i Izraelit ia jep Republikë së Maqedonisë, duke pasur parasysh ndikimin që e ka në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Njëherë, ai shprehu kënaqësi që shteti i Izraelit i drejtohet Republikës së Maqedonisë me emrin kushtetues, në veçanti ambasadori Koen, dhe se ajo është me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë.

Kryetari Trajanov e njoftoi ambasadorin me atë që ishte temë kryesore këtyre ditëve, Raporti vjetori për avancimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, dhe rekomandimin e dhënë përsëri për fillimin e negociatave aderuese.

Ambasadori Koen i potencoi marrëdhëniet e mira që i kanë të dy vendet në të gjitha nivelet, duke e theksuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim me të gjithë anëtarët e Grupit Parlamentar për bashkëpunim dhe i ftoi ata që ta vizitojnë Izraelin.

Të pranishmit potencuan se ky grup parlamentar është për bashkëpunim të hapur dhe të sinqertë dhe se qëllimi është krijimi i kushteve më të mira në të ardhmen. Në disa sfera është vërejtur përparim, por duhet të gjendet mënyrë që ai bashkëpunim të përshpejtohet, pasi që Shteti i Izraelit është vend nga i cili Maqedonia mund të mësojë shumë, por edhe ta shfrytëzojë përvojën e saj, sidomos në sferën e arsimit, sigurisë dhe bujqësisë.

Click