Aktivitetet



E mërkurë, 21 korrik 2010, Gjenevë

MAQEDONIA TREGON SE TEKNOLOGJIA MUND TË NDIHMOJ SHUMË NË RRITJEN E TRANSPARENCËS, ÇILTËRSISË DHE PËRGJEGJËSISË

“Ne jemi seriozisht të përkushtuar të vazhdojmë me përparimin e mëtutjeshëm të demokracisë në të gjitha pjesët e botës. Ne doemos duhet ta risim besimin publik ndaj parlamenteve dhe ta vërtetojmë më shpesh frazën e cituar se “nuk ka demokraci pa parlament të fortë", theksoi z.  Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili merr pjesë në Konferencën e tret botërore të spikerëve të parlamenteve, e cila, në organizim të UIP, mbahet në Gjenevë nga 19 deri më 21 korrik. Ai theksoi se patjetër duhet të dërgohet porosi e fortë se duhet të veprohet në drejtim të zgjidhjes së shumë sfidave. Prioritetet me të cilat ndeshet bota doemos të qëndrojnë në krye, ndërsa si më të rëndësishme ai e theksoi sigurimin e përgjegjësisë globale demokratike.  

Nënkryetari, z.  Jani Makraduli, iu bashkëngjit mendimit të kryetarëve të Francës dhe Estonisë se teknologjia informatike kontribuon shumë për rritjen e përgjegjësisë, siç është cituar në raportin e UIP-së për e-parlamentet 2009 se " rasti i Maqedonisë tregon se teknologjia mund të ndihmoj shumë në rritjen e transparencës, çiltërsisë dhe përgjegjësisë.  Ai theksoi se zhvillimi i teknologjisë informatike është me rëndësi të veçantë edhe për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, posaçërisht te gjenerata e re. Parlamentet dhe UIP duhet ta hapin çështjen për mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe rreziku që qëndron prapa rrjeteve sociale të internetit.   

Më shumë se 150 kryetarë të parlamenteve marrin pjesë në Konferencën e tretë botërore të spikerëve të parlamenteve me temë qendrore "Parlamentet në botë në krizë: sigurimin e përgjegjësisë globale demokratike për të mirën e përbashkët për të gjithë".

Konferencën e hapi z.  Bam Ki Mun, sekretar i përgjithshëm  i OKB-së, i cili theksoi se Unioni Interparlamentar e bart zërin e popujve në botë në punën e Kombeve të Bashkuara.  Në atë mënyrë ndihmohet  që të integrohen çështjet globale në punën e kuvendeve kombëtare gjithkund në botë.  Ai kërkoi thellimin e partneritetit strategjik në kohën e krizës dhe parlamentarët të tregojnë lidership  në katër fusha, siç janë: Ratifikimi i marrëveshjeve për ndryshimet klimatike, çarmatimi nuklear dhe zhvillimi ekonomik, më pas të bëhen forca e stabilitetit në shtetet, ta zhvillojnë demokracinë dhe të krijojnë prosperitet.

Konferenca përfundoi me miratim të njëzëshëm të Deklaratës në të cilën thuhet se zemra e demokracisë është përgjegjësia dhe çiltërsia në parlamente.

Click