Aktivitetet



E premte, 29 janar 2010

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Programin nacional për miratimin e të drejtës së revizionit të UE-së 2010. Në mbledhjen e Këshillit morën pjesë znj. Marija Anheles Garsija de Lara, ushtruese e detyrës ambasadore e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, znj. Marina Kurte dhe znj. Ruzhica Andronikova, përfaqësues nga Delegacioni i Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Programin nacional e prezantoi z. Vasko Naumovski, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i obliguar për çështje evropiane. Revizioni i NPAA-së 2010 është revizioni i tretë me radhë, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 29 dhjetor 2009. Data e fillimit për realizimin e aktiviteteve nga NPAA është 1 janari i vitit 2010.

Qëllimi kryesor i revizionit të sivjetmë të NPAA-së është azhurnimi i rregullt i programit dhe përmirësimi i mekanizmave për ndjekjen e realizimit të prioriteteve nëpërmjet vendosjes së sistemit të mbikëqyrjes së vazhdueshme të implementimit të NPAA-së. Procesi i revizionit të NPAA-së për vitin 2010 ka filluar menjëherë pas fitimit të Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2009. Programi nacional është rezultat i punës së grupeve të punës nga përfaqësues të ministrive dhe nga institucionet e tjera dhe nga organet e administratës shtetërore. Gjithsej 68 institucione do të jenë bartës të aktiviteteve të NPAA-së.

Si edhe në vitet e kaluara, ashtu edhe këtë vit, NPAA e ndjek strukturën dhe konceptin e njëjtë të dokumentit, kriteret politike, kriteret ekonomike, aftësinë që të merren obligime të cilat dalin nga anëtarësimi, forcimin e kapaciteteve administrative për aderim në Unionin Evropian, përgatitjen e versionit nacional të "acquis communautaire" dhe informim dhe komunikim me publikun për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian. Dokumenti përmban plan për transponim gradual të legjislacionit evropian në legjislacionin relevant, si dhe aktivitete të cilët drejtpërdrejt kanë të bëjnë me implementimin më të mirë të legjislacionit. Programi nacional përfshin miratimin e 103 ligjeve dhe 375 akteve nënligjore të planifikuara për miratim në vitin 2010, me të cilat do të bëhet harmonizimi me gjithsej 844 masa UE.

Në debatin e mbledhjes, me diskutime të tyre, sugjerime dhe porosi morën pjesë znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit, z. Vllado Kambovski nga ASHAM, z. Skender Buzaku, përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame, z. Kenan Hasipi dhe znj. Flora Kadriu, përfaqësues dhe anëtar të Këshillit, z. Dimitar Mirçev nga Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë, z. Aleksandar Krzhallovski nga Platforma Qytetare e Maqedonisë dhe znj. Ljubica Nuri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

 

Click