Aktivitetet



E premtë, 17 shtator 2010

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, sot, në mbledhjen e tij të Dymbëdhjetë, debatoi për Implementimin e planeve Nacionale aksionare nga Strategjia dhe Dekada e Romëve në Republikën e Maqedonisë.

Në mbledhje përveç kryetarit dhe anëtarëve të komitetit, morën pjesë Shkëlqesia e tij Zhan Klod Shlumberzhe, ambasador i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, z. Xhelal Bajrami, ministër i punës dhe politikës sociale, z. Nexhdet Mustafa, ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, z. Ixhet Memeti, avokat i popullit, znj.Vesna Babiç-Petrovski, drejtoresh në Agjencinë për Realizimin  e Drejtave të Bashkësive, përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në Republikën e  Maqedonisë, përfaqësues të Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të Misionit të OBSE-së në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të NDI-së dhe kryetarët e partive të regjistruara të bashkësisë Rome dhe përfaqësues të disa organizatave joqeveritare Rome.

Komiteti në këtë mbledhje e shënon jubileun e tij, përkatësisht ekzistimin shtatëvjeçar prej 18 shtator 2003, kur u mbajt mbledhja e parë e komitetit të parë. Njëherit në mbledhje u theksua se Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive më 11 qershor 2005 e shqyrtoi Strategjinë për Romët në Republikën e Maqedonisë dhe njëzëri miratoi Mendim të cilin do t'ia dorëzoj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhje, komiteti konkludoi në vazhdim të kësaj mbledhje të miratohen konkluzione ose Mendime përkatëse eventualisht.
 

Click