Aktivitetet



E hënë, 13 shtator 2010

MBLEDHJA E DYZETEDYTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Dyzetedytë, si trup amë punues në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligji për siguri të ushqimit të kafshëve.

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, morri pjesë z. Perica Ivanovski, zëvendës-ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i cili theksoi nevojën  e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligj.

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Pançe Damevski, z.Jovan Ginev, z. Vasko Shutarov, z.Nikolla Çurçiev dhe z. Zhivko Pejkovski.

Ishte shprehur nevoja e miratimit të ligjit të propozuar në aspektin e harmonizimit dhe përshtatjes së legjislacionit vendas me atë evropian, çka nënkupton  zbatimin e standardeve në shkallë më të lartë për mbrojtjen e ushqimit të kafshëve, me qëllim të ruhet shëndeti i ushqimit të njerëzve dhe kafshëve.

Pas përfundimit të debatit për Propozim-ligjin, Komisioni me 8 vota ''për''dhe 2 ''të përmbajtur'' e miratoi këtë Konkluzion:

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për siguri të ushqimit të kafshëve (leximi i parë) dhe vlerësoi se ai është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.


 

Click