Aktivitetet



E enjte,18 nëntor 2010

MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 46-të, të mbajtur më 11 prill 2010 dhe në vazhdimin e sotëm të parë, si trup punues amë në leximin e parë e shqyrtoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material për farë dhe për mbledhje për bimë bujqësore.

Në mbledhje në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë morri pjesë z. Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe z. Klime Damçevski, përfaqësues nga ministria e njëjtë.

Zëvendës-ministri Ivanovski e sqaroi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që do të rregullohen me ligj. Ai veçanërisht  e theksoi nevojën  e miratimit të këtij ligji në aspektin e harmonizimit dhe përshtatjes së legjislacionit  vendas me atë evropian.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u qas drejtë ndryshimit dhe plotësimit të dispozitave të caktuara të ligjit për arsye të zbatimit të tij së suksesshëm, ndryshimit të deficiteve të nocioneve të caktuara dhe ndryshimit  nomo-teknik të përmirësimit të tekstit.

Në diskutim për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët Vasko  Shutarov dhe Nikolla Çurçiev.

Pas kryerjes së debatit, Komisioni njëzëri e miratoi këtë Konkluzion:

Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  material për farë dhe për mbledhje për bimë bujqësore(leximi i parë),në pikëpamje të nevojës së miratimit të ligjit, parimet mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet bazë që rregullohen me ligj dhe mënyrën në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 të  Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click