Aktivitetet



E premte, 03 shtator 2010

MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 2 shtator 2010 e mbajti mbledhjen e të dyzetegjashtë.

-Si trup amë punues, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndihmë shtetërore, leximi i parë. Arsyetim Propozim-ligjit i dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri  i ekonomisë d-r Metodij Haxhi-Vaskov.

Ai theksoi se ky propozim-ligj ka për qëllim të siguroj lirin e tregut dhe sipërmarrjes si vlerë themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ligjshmërinë dhe efikasitetin në veprimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, si dhe mbikëqyrjen efikase  mbi funksionimin e tregjeve, me qëllim parandalimin e prishjes së konkurrencës dhe krijimit të kushteve për funksionim të pandërprerë të konkurrencës efektive të tregut.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni me shumicë të votave konkludoi se Propozim-ligji për ndihmë shtetërore është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

-Komisioni e shqyrtoi dhe Propozim-ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, leximi i parë. Në arsyetim, zëvendësministri i ekonomisë theksoi se qëllimi themelor për miratimin e tij është harmonizimi i mëtutjeshëm i legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin përkatës të Unionit Evropian, si dhe përmirësimin e procedurës efikase të legjislacionit të gjertanishëm për ndihmë shtetërore në Republikën e Maqedonisë, me qëllim nxitjen e efikasitetit ekonomik.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për mbrojtjen e konkurrencës është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

-Lidhur me Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim teknik (me procedurë të shkurtuar), d-r Metodij Haxhi-Vaskov theksoi se qëllimi i tij është nevoja e punës me efikase të inspektimit teknik.

Ndryshimet e propozuara të ligjit përmbajnë disa zgjidhje. Plotësohen dispozita me të cilat i  mundësohet personave juridik të huaj të pavarur të akredituar nga vendet -anëtare të Unionit Evropian ose vendeve – kandidate për anëtarësim në UE, ndërsa me kusht trupat e tyre të akredituara në sferën përkatëse të jenë nënshkruese të marrëveshjes për njohje të ndërsjellë të akreditimit, të mund të bëhet inspektim teknik.

Zëvendës-ministri i ekonomisë theksi se me këto dispozita do të vie gjer të përmirësimi i tregut, përkatësisht mundësisë  subjektet ekonomike të kenë më shumë zgjedhje në pjesën e personave juridik të pavarur të cila do të mund të jenë të angazhuar për marrjen në pyetje të kontrolleve teknike të pajisje se cila do të ishte instaluar.

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni konkludoi  këtë Propozim-ligj ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në të njëjtën mbledhje, Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjetik ( me procedurë të shkurtuar).

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin  ligjit për energjetik ta përcjellë në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë.

Click