Aktivitetet



E martë, 19 tetor 2010

MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Dyzetekatërtë, si trup amë punues në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për siguri të ushqimit.

Në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në mbledhje morri pjesë z. Lupço Dimovski, ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave , ndërsa morën pjesë edhe z. Dejan Runevski, drejtor i Drejtorisë për Veterinari dhe z. Svetllana Tomevska Mickova përfaqësuese e Drejtorisë për Veterinari.

Përfaqësuesi i qeverisë e theksoi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimeve që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që do të rregullohen me ligj. Ai veçanërisht  e theksoi nevojën  e miratimit të këtij ligji në aspektin e harmonizimit dhe përshtatjes së legjislacionit  vendas me atë evropian.

Në mbledhje të Komisionit, nga anëtarët e pranishëm ishin parashtruar pyetje, në të cilën përgjigje dhanë përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Pas përfundimit të debatit për Propozim-ligjin, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave me shumicë të votave vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click