Aktivitetet



E hënë,28 qershor 2010

MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e vet të Katërdhjetekatër të mbajtur në 25 qershor 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë së zejtarisë (leximi i parë), Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelierike, leximi i parë dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti (leximi i parë).    

Arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë së zejtarisë, e dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendës ministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi - Vaskov. 

Ai theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e këtij Ligji rezultojnë nga kontaktet e shumta të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë i kishte me biznes bashkësinë, dhomat ekonomike, shoqatat dhe faktorë të tjerë të sektorit ekonomik dhe real në vend.

Si rezultat i kësaj, ka qenë e bërë një kontroll e më tepër masave dhe aktiviteteve të cilat duhet të jenë të shqyrtuara dhe të ndërmarra, kurse njëkohësisht do të sillte në përmirësimet e shumta të biznes klimës në Republikën e Maqedonisë. Këto ndryshime kanë të bëjnë me pjesën e përparimit të politikës ndëshkuese. Në mënyrë thelbësore ndryshimet të cilat bëhen janë në dy drejtime dhe kanë të bëjnë me përmirësimin dhe përparimin e politikës ndëshkuese. 

Zëvendës ministri i Ekonomisë theksoi se bëhet fjalë për një lloj të zvogëlimit të gjobave dhe dënimeve të cilat shqiptohen për kundërvajtje të veçanta edhe atë personave juridikë, personave përgjegjës fizikë, individëve tregtarë, përkatësisht të gjithë pjesëmarrësve në tregun.

Nga ana tjetër, kryhet edhe plotësimi i politikës ndëshkuese, përkatësisht kryhet klasifikimi në pjesën më të madhe të dispozitave ndëshkuese dhe të gjitha kundërvajtjeve të cilat janë të parapara me këtë Ligj.

Përndryshe, klasifikimi i këtyre dispozitave ndëshkuese është në tri kategori. Kategoria e parë ka të bëjë me llojin më të lehtë të kundërvajtjeve për të cilat do të ndërmerren masa të ndryshme edukative si në të ardhmen të njëjtat nuk do të përsëritën. Kategoria e dytë ka të bëjë me ndërmarrjen e masave për kundërvajtje më serioze ku parashihen edhe dënime më të larta. Kategoria e tretë e dënimeve i përfshinë kundërvajtjet për të cilat do të vendosin gjykatat kompetente.

Zëvendës ministri i Ekonomisë theksoi se me këto tre klasifikime do të përmirësohet sistemi, përkatësisht do të kryhet sistematizimi i dënimeve me çka do të zvogëlohet gjendja alarmante dhe pasiguria e biznes bashkësisë në pjesën e dispozitave kundërvajtëse. Ai theksoi se me këtë lloj të racionalizimit, përkatësisht përmirësimit të politikës kundërvajtëse do të përparojë dhe njëkohësisht do të përmirësohet politika ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë.

Qëllimi kryesor nuk ka të bëjë vetëm me politikën sanksionuese, por me këtë kryhet plotësimi me një lloj të rolit motivues dhe edukativ që do ta ketë kjo politikë ndëshkuese, kryesisht në pjesën e kundërvajtjeve më të vogla. 

Në fund të fjalimit të vet, zëvendës ministri i Ekonomisë theksoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë së zejtarisë duhet të pranohet dhe të merret në shqyrtim të mëtutjeshëm.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni unanimisht përfundoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë së zejtarisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelierike, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti, janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click