Aktivitetet



Е premte, 22 tetor 2010

MBLEDHJA E DYZETENËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të dyzetenëntë(vazhdimi i parë), si trup amë punues e shqyrtoi: Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti(leximi i dytë), Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona teknologjike industriale zhvillimore (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit në Republikën e Maqedonisë(leximi i parë).

Sipas Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti, në pajtim me afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ishin parashtruar 3 amendamente nga propozues të autorizuar edhe atë nga grupi parlamentar i Aleancës Social Demokratike të Maqedonisë. Amendamentet ishin arsyetuar nga propozues të autorizuar, z. Marjanço Nikollov.  Dy amendamente me shumicë të votave Komisioni për Çështje Ekonomike nuk i miratoi, ndërsa një amendament ishte tërhequr.

Arsyetim të Propozim-ligjit dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri  i ekonomisë d-r Metodij Haxhi-Vaskov. Ai theksoi se bëhet fjalë për ndryshime në tre fusha kyçe. Sfera e parë kyçe e ndryshimeve është harmonizimi i Ligjit për nëpunës shtetëror. Ndryshimi i dytë  është në saktësimin  e dispozitave në pjesën e funksionimit të Drejtorisë të zonave teknologjike  industriale zhvillimore  të cilët kanë dalë si nevojë e  funksionimit të tij të gjertanishëm dhe ndryshimi i tretë ka të bëj me pjesën e dispozitave ndëshkuese dhe kontrollit në zbatimit në pjesën  e këtyre zonave. Mënyra të cilën do të bëhet kontrolli do të jetë funksional dhe shum i përmirësuar.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për zona teknologjike industriale zhvillimore është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Në arsyetimin për Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit në Republikën e Maqedonisë d-r Haxhi-Vaskov theksi se qëllimi themelor për miratimin e tij është harmonizimi me Ligjin për nëpunës shtetëror dhe racionalizimin e mënyrës në të cilën miratohen aktet e sistematizimit.

Ndryshimet e propozuara të ligjit përmbajnë disa zgjidhje, ndërsa ato janë anulimi i kompetencës së Këshillit Administrativ të Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit lidhur me  miratimin e akteve të përgjithshme për organizim dhe sistematizim të punës dhe i njëjti tejkalon në kompetencë të Drejtorit të Agjencisë.

Gjithashtu, me ndryshimin është paraparë ndryshim i statusit të punësuarve të përhershëm në Agjenci, në mënyrë të cilën të njëjtët është paraparë marrja e statusit të nëpunësve shtetëror të drejtat e të cilave do të rregullohen me Ligjin për nëpunës shtetëror në vend të Ligjit të gjertanishëm për marrëdhënie pune. 

Pas mbarimit të debatit,Komisioni për Çështje Ekonomike  njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për themelim të Agjencisë për promovim  dhe përkrahje të turizmit në Republikën e Maqedonisë është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
 

Click