Aktivitetet



E martë, 2 shkurt 2010

MBLEDHJA E DYZETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetenëntë, të mbajtur më 1 shkurt 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim të Këshillit Evropian, sipas Marrëveshjes kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike-faza e parë (leximi i dytë) dhe Propozim – Ligjin për pagesë me këste të borxheve tatimore të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të themeluara nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht nga komunat ose Qyteti i Shkupit, me procedurë të shkurtuar.

 Kryetari i Komisionit, z. Jovan Manasijevski, konstatoi se në Propozim-ligj deri në afatin e caktuar që është në pajtim me Rregulloren, nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.
 
 Në debat morën pjesë deputetët: Jovan Manasijevski, Marjanço Nikollov, Jovan Ginev, Stanka Anastasova, Mile Paçemski dhe Mende Dinevski.

 U theksua se me këtë Propozim-ligj parashihet rikonstruktim dhe ndërtim shtesë i 20 institucioneve shëndetësore publike të cilat janë më akute, me qëllim që të përmirësohet infrakstruktura dhe kualiteti i shërbimeve të qytetarëve të Republikën e Maqedonisë.

 Me reformat që filluan në shëndetësi nga viti 2006, ndodhi privatizimi i shëndetësisë primare, me ç'rast një pjesë e madhe e mjekëve dhe personeli ndihmës kaluan në institucionet shëndetësore private. Sektori shëndetësor privat siguroi pajisje moderne dhe një pjesë e qytetarëve i shfrytëzojnë shërbimet e këtij sektori. Mirëpo, fakt është se numri i qytetarëve që i shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore private është i kufizuar. Për këtë arsye është e domosdoshme që të përmirësohet infrakstruktura, që të rinovohen institucionet shëndetësore publike dhe të sigurohet pajisje me qëllim që të përmirësohet kualiteti i shërbimeve të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
 
 Duke pasur parasysh se për këtë Propozim-ligj nuk u parashtruan amendamente, Komisioni me 4 vota “për” dhe 3 “të përmbajtura” konkludoi se nuk janë përmbushur kushtet për përgatitje të Propozim-ligjit të plotësuar për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim të Këshillit Evropian sipas Marrëveshjes kornizë për hua për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike – faza e parë.
 
 Në bazë të Propozim-ligjit për pagesë me këste të borxheve tatimore të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të themeluara nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht nga komunat ose Qyteti i Shkupit, në cilësi të propozuesve, arsyetim hyrës për ligjin e parashtruar dhanë deputetja Sillvana Boneva dhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Svetllana Jakimovska.

 Ata theksuan se domosdoshmëria për miratimin e këtij ligji del nga gjendja e konstatuar në ndërmarrjet publike dhe në shoqëritë tregtare të themeluara nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht nga komunat ose  Qyteti i Shkupit, të cilët janë tatimpagues të mëdhenj dhe nga nevoja për të gjetur një mënyrë optimale për servisim të borxheve të vjetra tatimore te këta tatimpagues. 
 
 Ligji propozohet me qëllim që të mundësohet kryerje pa ndërprerje e aktiviteteve të këtyre ndërmarrjeve publike, sepse shumica prej tyre ballafaqohen me vështirësi financiare dhe me likuiditet rrjedhës, ndërsa kryejnë aktivitete që janë me interes dhe me rëndësi të gjerë shoqërore.

 Për borxhet e akumuluara tatimore të ndërmarrjeve publike dhe të shoqërive tregtare të themeluara nga Republika e Maqedonisë, respektivisht nga komunat apo nga qyteti i Shkupit, me ligjin e propozuar mundësohet pagimi i borxheve tatimore me këste mujore gjatë periudhës dhjetë vjeçare dhe me grejs periudhë prej më së paku tri viteve.

 Qëndrimin e Ministrisë së Financave lidhur me këtë Propozim-ligj e paraqiti zëvendësministri i Financave, Nedim Ramizi. Ai theksoi se me këtë ligj mundësohet riprogramimi i borxheve të ndërmarrjeve publike që janë lëndë e ligjit, me çka në mënyrë financiare do të mundësohet që t’ju ndihmohet të njëjtëve, kurse në anën tjetër do të rriten të hyrat në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.
   
 Në debat morën pjesë deputetët: Jovan Manasijevski, Svetllana Jakimovska, Sillvana Boneva, Marjanço Nikollov, Talat Xhaferi, Mile Andonov, Vladanka Aviroviq dhe Flora Kadriu.
 
 Komisioni me 7 vota “për” dhe 1 “kundër” konkludoi se në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk plotësohen kushtet për përgatitje të Propozim-ligjit të plotësuar për pagesë me këste të borxheve tatimore të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të cilat janë të themeluara nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht nga komunat ose Qyteti i Shkupit. 

Click