Aktivitetet



E premte, 12 nëntor 2010

MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 45-të (vazhdimi i parë), të mbajtur mbrëmë, si trup i interesuar punues e shqyrtoi Propozim-Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Në Mbledhje, në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë z. Perica Ivanovski, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave; pastaj z. Klime Damçeski, si përfaqësues nga Ministria e njëjtë , si dhe znj, Verica Prokoviq dhe znj. Elena Jovanovska, përfaqësuese nga Ministria e Financave.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në fjalimin e tij, posaçërisht u fokusua në karakterin zhvillimor të Buxhetit për vitin 2011, në shumë prej 1,2 miliard, mjete të cilat do të jenë të dedikuara në mënyrë të rëndësishme për komponentën zhvillimore të prodhimtarisë së drejtpërdrejtë bujqësore, duke i rritur subvencionet dhe duke mundësuar sjellje më të relaksuar  të prodhuesve bujqësor kur është në pyetje sigurimi i mjeteve për përkrahje të bujqësisë, si njëra ndër degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në Republikën e Maqedonisë.

Përfaqësuesi i Qeverisë më hollësisht i elaboroi zërat në të cilët janë zmadhuar mjetet nga Buxheti, si dhe mjetet e zvogëluara të parapara me Buxhetin për institucionet e ndara  të cilat në periudhën e kaluar ishin në përbërje të Ministrisë, ndërsa tash parashihet që të ndahen si subjekte të posaçme juridike me buxhet të posaçëm për financim.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave për Propozim-Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, nuk paraqiti, e as miratoi amendamente dhe të njëjtin e përcjelli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

 


 

Click