Aktivitetet



E martë, 6 korrik 2010

MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 5 korrik 2010 e mbajti mbledhjen e vet të dyzetepestë. Komisioni si trup punues amë i shqyrtoi:

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, me procedurë të shkurtuar;
2. Propozim-ligj për Shoqërinë Evropiane (leximi i dytë);
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë zejtare (leximi i dytë).
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti (leximi i dytë).
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari të hotelerisë (leximi i dytë).

Në debatin për amendamentet e propozuara mori pjesë zëvendës-ministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi-Vaskov.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike Komisioni për Çështje Ekonomike e shqyrtoi amendamentin për nenin 1 me të cilin propozohet shtimi i paragrafit të ri 3, dhe të njëjtin nuk e miratoi.

-Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për Shoqërinë Evropiane  nuk u parashtruan amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Zëvendës-ministri i Ekonomisë në diskutimin e vet theksoi se të gjitha dispozitat të cilat janë definuar në këtë Propozim-ligj do të fillojnë të zbatohen me hyrjen e Republikës së Maqedonisë në UE dhe të gjitha punët të cilat janë theksuar në ligj e zvogëlojnë pjesën tjetër e cila duhet të zbatohet dhe arë të raport me të drejtën e shoqërive tregtare ku gjatë viteve të kaluara u arrit sukses i madh.

Me miratimin e këtij ligji, Republika e Maqedonisë është shumë afër në raport me përshtatjen dhe harmonizimin në lidhje me Ligjin për shoqëritë tregtare. 

Në lidhje me vendin ku është regjistruar kompania, zëvendës-ministri theksoi se janë bërë shumë analiza në aspektin që ajo ta ndryshojë vendin e saj të regjistrimit, përkatësisht regjistrimin, pa qenë të obliguar të shkojnë në likuidim.

Në fund të fjalimit të tij, ai theksoi se do të përcillen të gjitha rregullativat të cilat kanë të bëjnë me bashkimin tejkufitar dhe me mundësitë për themelimin e shoqërive evropiane.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë zejtare , në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u parashtruan 11 amendamente nga të cilat 8 nuk u miratuan, ndërsa 3 u tërhoqën nga propozuesit e autorizuar.

-Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti, Komisioni i shqyrtoi dhe nuk i miratoi katër amendamente.

-Komisioni për Çështje ekonomike në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i shqyrtoi dhe nuk i miratoi tre amendamentet nga parashtruesit e autorizuar për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari të hotelerisë.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje ekonomike, pesë Propozim-ligjet i përcolli në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click