Aktivitetet



E premte, 30 prill 2010

MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dyzetepestë, të mbajtur më 27 prill 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i parë).                    

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Goran Mihajllovski, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Zëvendësministri veçanërisht e potencoi përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për harmonizimin e legjislacionit të vendit legjislacionin evropian.

Në mbledhje me diskutime të tyre morën pjesë deputetët: z. Tome Çingovski, z. Nikolla Qurkçiev, z. Tome Danevski, z. Jovan Llazarev, znj. Katerina Dimeska dhe z. Cvetko Grozdanov.

Në fund të mbledhjes, Komisioni njëzëri vlerësoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor-leximi i parë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.
 
 

 

Click