Aktivitetet



E martë, 07 dhjetor 2010

MBLEDHJA E DYZETETETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 48-të, të mbajtur sot  , si trup punues amë në leximin e dytë e shqyrtoi propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për material faror dhe mbëltim për bimë bujqësore (leximi i dytë).

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, morri pjesë z. Lupço Dimovski,  ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave , z. Nikolla Çurçiev, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  për Propozim-ligjin janë të parashtruara gjithsej 5 amendamente.

Në mbledhje, nga gjithsej  amendamentet dy ishin miratuar, përderisa tre nuk ishin miratuar.

Në diskutim për amendamentet  morën pjesë deputetët: z.Nikolla Çurçiev, z.Cvetan Tripunovski dhe z. Femi Jonuzi.

Pas debatit, Komisi për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi Propozim-ligji për material faror dhe mbëltim për bimë bujqësore   ta përcjellë në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës Maqedonisë.

Click