Aktivitetet



E enjte, 30 shtator 2010

MBLEDHJA E DYZETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 29 shtator 2010 e mbajti mbledhjen e të dyzetetetë.

-Si trup amë punues, Komisioni e shqyrtoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të parë minerale (leximi i parë).

Arsyetim të Propozim-ligjit dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri  i ekonomisë d-r Metodij Haxhi-Vaskov. Ai e potencoi pesë sferat kyçe të cilat ndryshohen dhe plotësohen me këtë ligj.

E para e përfshin lëshimin e licencave për përgatitjen e dokumentacionit gjeologjik dhe projekteve të minierave; e dyta është riprecizimi i mënyrës së kryerjes së revizionit mbi dokumentacionin gjeologjik, ndryshimi i tretë është në pjesën e menaxhimit të detyrimit të koncesionerëve të bëjnë mirëmbajtën, përkatësisht menaxhimin me zgjyrë, hidrozgjyrë dhe me të gjitha pjesët ku ekzistojnë dhe prolongime të  zgjyrës nga minatorët, përkatësisht të gjitha materialet e padëshiruara të fituara me teknologji minerale; dispozita e katërt e cila ndryshohet lidhet me ndryshimet paraprake të cilët ishin në ligjin për lëndë të parë minerale në janar 2010, dhe që kanë të bëjnë me prolongimin e afatit për dorëzimin e  kërkesave për marrjen e  koncesioneve për eksploatim nga ana e  banjave dhe nga prodhuesit e ujit të paketuar , ndërsa ndryshimi i pestë ka të bëj me politikën ndëshkimore.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për lëndët e para minerale është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Komisioni e shqyrtoi dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti (leximi i parë), lidhur me të cilin d-r Haxhi- Vaskov theksoi se bëhet fjalë për tre ndryshime qenësore.

Njëra ndër ndryshime kyçe të këtij ligji është mënjanimi i barrierave të cilat në moment janë të pranishme edhe atë në pjesën e tregtisë potenciale me vendet -anëtare të UE-së lidhur me kufizimet kuantitative dhe masat të cilat kanë trajtim ekuivalent të kufizimit kuantitativ. Njëkohësisht, bëhet liberalizim i plotë i tregtisë lidhur me pjesën e mallrave dhe shërbimeve ku ka licenca të caktuara.

Pjesa e dytë ku bëhet harmonizimi i Ligjit ekzistues për tregti është direktiva për shërbime 123 nga viti 2006 dhe këtu praktikisht bëhet harmonizimi i licencave të dhëna dhe lejeve.

Ndryshimi i tretë ka të bëj  me thjeshtësimin dhe zvogëlimin e shpenzimeve për zvogëlimin e afateve të lëshimin e licencave për shitjen e pijeve alkoolike. Qëllimi i intervenimit e cila bëhet është thjeshtësimi i procedurës administrative për marrjen e këtij lloji të licencës për pije alkoolike, ndërsa  pjesa e dytë ka të bëj me zvogëlimin e çmimeve për vazhdimin licencave pasi që të kaloj afati  i tyre.

Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për tregti është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

-Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për kontrollin e eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë (leximi i parë), zëvendësministri i ekonomisë theksoi se kjo çështje në Republikën e Maqedonisë është rregulluar me Ligjin ekzistues ku rregullohet kontrolli i eksporti të mallrave dhe teknologjive  me përdorim të dyfishtë.

Për momentin kontrollohet eksporti i këtyre mallrave dhe teknologjive të cilat përveç përdorimit komercial, mund të kenë edhe përdorim plotësues në regjimet e sigurisë ose ngjashëm.

Me këto ndryshime dhe plotësime bëhet harmonizimi me regullativën e re 428 nga viti 2009 të Unionit Evropian me të cilën bëhet ndërmarrja e numrit më të madh të dispozitave të cilat janë të miratuara nga ana e këshillit për siguri të Kombeve të bashkuara, veçanërisht në pjesën e kontrollit të forcuar , jo vetëm të eksportit, por edhe të transitit të këtyre teknologjive dhe mallrave të cilat mund të kenë përdorim të dyfishtë në pjesën e brokeringut, përkatësisht tregtisë me këtë lloj teknologjie

Në propozim-ligjin ka harmonizim dhe me politikën ndëshkuese, përkatësisht klasifikimin e kundërvajtjeve të cilët janë ë parapara në pajtim me këtë Ligj dhe plotësimin e procedurës lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit të të njëjtit. Përveç Ministrisë së ekonomisë mbikëqyrjen e  bën edhe administrata doganore.

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll për eksport të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë është i pranueshëm, dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

-Komisioni e shqyrtoi dhe Raportin e Komisionit Juridik-ligjvënës për Propozim-ligjin për ndihmë shtetërore (leximi i dytë) dhe e shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi këtë Amendament: Në titullin e Propozim-ligjit pas fjalës ‘’për’' shtohen fjalët ‘’kontrolli i’’

Komisioni konkludoi Propozim –ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmë shtetërore ta përcjell në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhjen e njëjtë, Komisioni për Çështje Ekonomike e shqyrtoi edhe Raportin e Komisionit Juridik-ligjvënës për Propozim-ligjin për mbrojtjen e konkurrencës (leximi i dytë) dhe i shqyrtoi këto Amendamente:

1. Në nenin 65 paragrafi (5) fjalët ‘’i përcakton kushtet më të përafërta’’ zëvendësohen me fjalët ‘’për së afërmi i përcakton kushtet nga paragrafi (3) të këtij neni’’ të parashtruar nga Komisioni Juridiko-ligjvënës.

Komisioni njëzëri e miratoi amendamentin e parashtruar.

2. Në nenin 69 paragrafi (1) fjalët një vit zëvendësohen me fjalët gjashtë muaj, të parashtruar nga Komisioni Ligjvënës-juridik.

Komisioni njëzëri e miratoi amendamentin e parashtruar.

Komisioni me shumicë të votave konkludoi Propozim –ligjin për mbrojtjen e konkurrencës ta përcjell në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click