Aktivitetet



E enjte, 21 janar 2010

MBLEDHJA E DYZETETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet në Mbledhjen e dyzetetetë, të mbajtur me 14 janar 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka për Zhvillim pranë Këshillit Evropian sipas Marrëveshjes kornizë për hua dhe financim të pjesshëm të Projektit për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike - faza e parë (leximi i parë).

Pas Propozim-ligjit të parashtruar arsyetim hyrës dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi. Ai theksoi se në pajtim me prioritetet e përcaktuara strategjike për periudhën 2008-2012 dhe Strategjisë nacionale shëndetësore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë inicoi përgatitjen e Projektit për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë.

Me realizimin e këtij Projekti pritet të tejkalohet problemi me infrastrukturën mjekësore të vjetëruar dhe pajisjet. Projekti për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike i ka dy komponentë. Komponenti i parë përfshin rikonstruktimin, rinovimin dhe zgjerimin e ISHP-së ekzistuese dhe ndërtimin e të rejave, ndërsa komponenti i dytë përbëhet nga furnizimi dhe instalimi i pajisjes së re mjekësore në ISHP.  

Projekti do të realizohet në tri faza. Shuma ekzistuese në fazën e parë të këtij Projekti është 46 000 000 euro. BQE do të merr pjesë në financimin me 50% të vlerës së Projektit, përkatësisht me 23 000 000 euro, ndërsa me 50% të mbeturat e tjera do të merr pjesë Republika e Maqedonisë.

Komisioni me tetë vota ’’për’’ dhe tri ‘’të përmbajtur’’ konkludoi se Propozim -ligji për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka për Zhvillim pranë Këshillit Evropian sipas Marrëveshjes kornizë për hua dhe financim të pjesshëm të Projektit për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike - faza e parë është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim  të mëtejmë.
            

 
 
 
 

 

Click