Aktivitetet



E premte, 12 shkurt 2010

MBLEDHJA E DYZETETRETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 10 shkurt 2010 e mbajti Mbledhjen e dyzetetretë.

- Në leximin e parë Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit.
Në cilësin e përfaqësuesit të Qeverisë së Repulikës së Maqedonisë mori pjesë zonja Sonja Lepipkova, zevendës-ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapsiror, e cila e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën  e Unionit Evropian.
Komisioni unanimisht konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të dorëzohet në lëxim të mëtejshëm, nga aspekti I harmonizmit të tij me të drjetën e BE-së.

- Në mbledhjen e njejtë, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e natyrës – leximi  I.
Zëvendës-ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsiror e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit nga aspketi i harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Në debat morën pjesë edhe deputetët Vasko Shutarov dhe Igor Ivanovski.
Komisioni unanimisht konkludoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe duhet të dërgohet në lexim të mëtejshëm nga aspekti I harmonizimit të tij me të drejtën e BE-së.

- Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit të Konventës për ndotje tejkufitare të ajrit nga viti 1979, për  financim afatgjatë të Programit për bashkëpunim për monitorim dhe vlerësim të bartjes së substancave ndotësë në Evropë (EMEP).
Në cilësin e deputetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë z. Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit nga apsketi e harmonizimit të tij më te drejtën e Bashkimit Evropian.  

Komisioni unanimisht konkuldoi që t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë Propozm-ligjin dhe ta miratojë Ligjit për ratifikim të Protokollit të Konventës për ndotje tejkufitare të ajrit të vitit 1979 për financim afatgjatë të Programit për bashkëpunim dhe monitorim dhe vlerësim të bartjes tejkufitare të substancave ndotëse në Evropë (EMEP), nga apsketi I harmonizimit të tij me të drejtën e BE-së.

- Komisioni për Çështje Evropiane gjithashtu e shyrtoi edhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit të Konventës për ndotje tejkufitare të ajrit të vitit 1979 lidhur me zvogëlimin e mëtejshëm të emisioneve te sulfurit.

Zotëri Goran Stevçevski e arsyetoi nevojën e Ligjit nga aspkti i harmonizmit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Komisioni unanimisht i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë Propozim-ligjin dhe ta miratojë Ligjin për ratifikim të Protokollit të Konventës për ndotje tejkufitare të ajrit të vitit 1979 lidhur me zvogëlimin  e mëtjeshëm të emisioneve të sulfurit, nga apsketi dhe harmonizimi i tij me të drejtën e BE-së.

- Në seancën e njejtë Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-lgijin për ratifikim të Konventës për ndotje tejkufitare të ajrit të vitit 1979 për kontroll të lëshimit të oksideve të azotit apo barjten e tyre tejkufitare.

Këshilltari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme e arsyetoi nevojën e Ligjit nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Komisioni për Çështje Evropiane unanimisht konkludoi që t’i  propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë Propozim-ligjin dhe ta miratojë Ligjin për ratifikim te Protokollit të Konventës për ndotje tejkufitare të ajrit të vitit 1979,  për kontroll të lëshimit të oksideve të azotit apo bartjen e tyre tejkufitare, nga aspekti i harmonizmit të tij me te drejtën e BE-së. 

 

Click