Aktivitetet



E mërkurë, 20 tetor 2010

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tij të djeshme,e shqyrtoi Informacionin për aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për miratimin e drejtës në Unionin Evropian-revizioni 2010, për periudhën për 01.07.2010 më 30.09 2010.

Informacioni ishte arsyetuar nga ana e zëvendëskryeministrit të ngarkuar për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, z.Vasko Naumovski.

Në diskutim morën pjesë deputetët: z. Petar Pop -Arsov, z.Mile Paçemski, z.Vasko Shutarov, znj.Hristina Runçeva, znj.Ermira Mehmeti, z.Igor Ivanovski, znj.Sllavica Grkovska Lloshkova, znj.Flora Kadriu dhe z.Andrej Zhernovski.

Komisioni me propozim të kryetarit të Komisionit dhe në bazë të debatit, e pranoi këtë konkluzion:

Komisioni për Çështje Evropiane e shqyrtoi dhe pranoi Informacionin për aktivitetet e realizuara nga Programi nacional për miratimin  e të drejtës në Unionin Evropian-revizioni 2010 për periudhën korrik 2010-30 shtator 2010.  

Click