Aktivitetet



E enjte, 1 korrik 2010

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e gjashtëdhjetegjashtë, të mbajtur më 21, 22, 23, 25, 28, 29 dhe 30 qershor 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Arsyetimin hyrës për rebalancin e Buxhetit e bëri ministri i Financave, m-r Zoran Stavreski.Ai theksoi se arsyeja themelore për të cilën propozohet rebalanci i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 është përshtatja e shpenzimeve publike për shkak të të hyrave të   reduktuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i parë themelor për shkak të të cilit propozohet ky Rebalanc i Buxhetit është rruajtja e stabilitetit fiskal si prioritet në kushte të krizës së prolonguar në Unionin Evropian.

Qëllimi i dytë është që të mbahet stabilitetit fiskal, pa zmadhimin e tatimeve dhe pa reduktimin e rrogave, pensioneve dhe të ardhurave sociale, ndërsa qëllimi i tretë është mbajtja e stabilitetit social në kohëra të krizës.

Ministri i Financave theksoi se rreziku kryesor për vitin 2010 është kriza greke, e cila në të vërtetë u shndërrua në krizë evropiane. Kjo ndikoi negativisht në përforcimin e krizës ekonomike, ndërsa me këtë edhe në ekonominë maqedonase. Pakoja e mbështetjes financiare dhe masat e rrepta të ndërmarra për reduktimin e deficiteve të vendeve të zhvilluara, si dhe borxhi i tyre, jep kredibilitet dhe kontroll të rreziqeve në pjesë tjetër nga viti 2010.Sipas kësaj, nëse nuk ka shok negativ plotësues  në Unionin Evropian dhe nëse dëshmohet se pakoja për mbështetje financiare dhe masat e ndërmarra për reduktimin e deficiteve janë të suksesshme, nuk do të ketë nevojë për rebalanc të ri dhe ekonomia e Maqedonisë do të mund ta realizojë rritjen e paraparë të aktivitetit ekonomik prej 2%.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi edhe dhjetëra masa tjera të cilat janë pjesë përbërëse e Buxhetit dhe të politikës buxhetore deri në fund të këtij dhe të vitit të ardhshëm. Ato janë:Reduktimi i rrogave të kryeministrit,ministrave, zëvendës-ministrave dhe funksionarëve shtetërorë të zgjedhur dhe të emëruar për 10% në vitin 2010 dhe 201; ngrirja e rrogave në sektorin publik deri në shtator të vitit 2012; optimizimi i organeve në përbërje të ministrive, përkatësisht agjencive, drejtorive, fondeve etj; heqja e mëditjeve për udhëtimet në vend; reduktimi i mëditjeve për udhëtim jashtë vendit për 30% në vitin 2010 dhe 2011 me ç'rast ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët plotësisht do të heqin dorë nga këto mëditje; reduktimi i limitëve për telefona mobil për 30% në vitin 2010 dhe 2011 dhe vendosja e limiteve për shpenzimet e telefonisë fikse; ndërmarrjet publike 80% të fitimit do ta paguajnë në Buxhet për vitin 2010 dhe 2011 dhe nuk do të ndajnë të ashtuquajtur K-15 dhe shpërblime; bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse do t'i reduktojnë shpenzimet për 30 % në këto dy vite dhe do të reduktohet apanazhi.

Komisioni i shqyrtoi amendamentet e parashtruara nga ana e deputetëve për Propozimin e ndryshimit dhe plotësimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010. Komisioni me 7 vota "për" dhe 1 "kundër" përfundoi se është e nevojshme që Qeveria të përgatisë Propozim të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, i cili paraqet tekst të ri integral në të cilin do t'i vendosë amendamentet me të cilin u pajtua përfaqësuesi i Qeverisë në mbledhjen e Komisionit.

Në kudër të mbledhjes së 66-të , më 30 qershor, Komisioni për Financim dhe Buxhet si trup punues amë e shqyrtoi Propozim -ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 (me procedurë të shkurtuar).

Duke pasur parasysh që për këtë Propozim-ligj nuk u parashtruan amendamente, Komisioni me 7 vota "për" dhe 1 "të abstenuar" përfundoi që t'i propozojë  Kuvendit që ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Click