Aktivitetet



E hënë, 3 maj 2010

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit ë Republikës së Maqedonisë më 03 maj 2010 e mbajti Mbledhjen e gjashtëdhjetenjëtë, në të cilën si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjet në vijim:

1. Propozim–ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare (leximi i dytë);

2. Propozim–ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fonde investuese (leximi i dytë);

3. Propozim–ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kambial (leximi i dytë);

4. Propozim–ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banka (leximi i dytë);

5. Propozim–ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve për transferim të shpejtë të parave (leximi i dytë);

6. Propozim–ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për supervizion të sigurimit (leximi i dytë).

Duke pasur parasysh atë që për këto Propozim–ligje nuk u parashtruan amendamente, Komisioni njëzëri konkludoi që t’i propozojë Kuvendit t’i shqyrtojë dhe miratojë propozim-ligjet.
 
 
 

 

Click