Aktivitetet



E mërkurë, 16 qershor 2010

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e gjashtëdhjetepestë, të mbajtur më 16 qershor 2010, si trup amë punues e shqyrtoi Raportin për punën e Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009.  

Njëherit arsyetim për Raportin dha kryetari i Komisionit, znj. Marina Naqeva Kavrakova. Ajo theksoi se Komisioni i Letrave me vlerë më 2009 i kryente detyrat e veta të dedikuara drejt përmirësimit të  sistemit rregullator; udhëheqjen e tregut efikas, të ligjshëm dhe të drejtë të kapitalit;realizimin e mbrojtjes së drejtave të investitorëve , forcimin e besimit të investitorëve në institucionet e tregut të kapitalit; përmirësimin e rregullave për transparencë në punën  e tregut; përmirësimin e kapacitetit dhe efikasitetit në punën e Komisionit.  

Lidhur me kornizën rregullatore  të tregut të Letrave me Vlerë, gjatë vitit 2009 me rëndësi  është miratimi i Ligjit të Ri për fonde të investimit dhe akteve nënligjore të cilat i miratoi Komisioni për shkak të operacionalizimit  të ligjit.

Gjatë vitit 2009, Komisioni për Letra me Vlerë ka të miratuar 7 kërkesa për lëshimin e letrave afatgjate me vlerë, të gjitha të miratuara si plasman i kontraktuar paraprakisht, do të thotë oferta private.

Më vitin 2009 në Republikën e Maqedonisë kanë punuar 6 shoqata për menaxhim me fondet investuese të cilat kanë udhëhequr gjithsej me 9-të fonde të hapura investuese. 

Gjithashtu Komisioni gjatë vitit 2009 në mënyrë aktive e ka të kryer funksionin edukativ, me çka  target grupe të Komisionit ishin shoqëritë aksionare me obligime të veçanta që udhëhiqen në Regjistrin e Komisionit  

Me qëllim lehtësimin e procesit të lëshimit të letrave me vlerë, Komisioni për letra me vlerë gjatë vitit 2009 në bashkëpunim me IFC- Korporata Ndërkombëtare Financiare ka të lëshuar Doracak për lëshimin e letrave me vlerë në të cilin është sqaruar procesi i lëshimit të letrave me vlerë.

Në bashkëpunim me USAID-Projektin për rrethim afarist, Komisioni gjatë vitit 2009 ka të lëshuar Doracak për marrje të shoqërive aksionare, me qëllim që t’i ndihmon kompanive më lehtë ta kuptojnë procedurën ligjore për marrjen e shoqërive aksionare me detyrime të veçanta për njoftim.

Duke pasur parasysh rëndësinë e shprehur të Memorandumit Multilateral për mirëkuptim të IOSCO dhe bashkëpunimi me rregullatorët e shteteve - anëtare tjera , Komisioni për Letra me Vlerë nga marsi 2009 në mënyrë zyrtare është në listën  B nënshkruese të Memorandumit. 

Komisioni me pesë vota ’’për’’ dhe dy ‘’kundër’’ konkludoi t’i propozoj Kuvendit ta miratoj Konkluzionin si vijon:

1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin Vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në Republikën e Maqedonisë për vitin 2009;

2. Ky konkluzion së bashku me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t’i dorëzohet, Ministrisë së financave dhe Komisionit të Letrave me Vlerë.
 

 

Click