Aktivitetet



Е premte 25 qershor 2010

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e Gjashtëdhjeteshtatë të mbajtur në 24 qershor 2010, si trup punues amë i shqyrtoi amendamentet e nenit 2 për shtimin e paragrafit të ri (7) pas paragrafit (6); Amendamentin e nenit 2 për shtimin e paragrafit të ri (8) pas paragrafit (7); Amendamentin e nenit 4 paragrafët (1), (2) dhe (3); Amendamentin e nenit 5 paragrafët (1), (2) dhe (3); Amendamentin e nenit 6 në nenin e ri 59-a paragrafi (1); Amendamentin e nenit 6 në nenin e ri 59-a paragrafët (1), (2) dhe (3) dhe Amendamentin e nenit 7 paragrafët (1), (2) dhe (3) pas Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar e parashtruar nga grupi deputetësh i Lidhjes së Socialdemokratëve.  

Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 2 për shtimin e paragrafit të ri (7) pas paragrafit (6).
Amendamentin e arsyetoi deputeti Mile Andonov, gjatë të cilit sugjeroi se në shumë raste tatimpaguesit jo me fajin e vet, respektivisht për mosshpërndarjen me kohë të fletëparaqitjeve tatimore nga ana e organit kompetent të tatimit apo në ditët e festave shtetërore dhe në ditët që nuk punohet ndodh të vonojnë me një dhe dy ditë apo më tepër dhe për atë iu ekspozohen dënimeve dhe gjobave të larta administrative. Gjithashtu, edhe për shuma të vogla në evidencën tatimore dhe fletëparaqitjen ekziston bazë për dënime dhe gjoba të larta.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentin e parashtruar.
Në debatin mori pjesë deputeti Mile Andonov.

Me dy vota "për", shtatë vota "kundër" dhe një votë "përmbajtur" Komisioni nuk e miratoi Amendamentin.
Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 2 për shtimin e paragrafit të ri (8) pas paragrafit (7).
Amendamentin e arsyetoi deputeti Mile Andonov, gjatë të cilit theksoi se i njëjti propozohet që të shkurtohet shpenzimi i panevojshëm në punën e firmave.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentin e parashtruar.
Në debatin morën pjesë deputetët Mile Andonov, Jovan Manasijevski dhe Marjanço Nikollov.
Ishte sugjeruar se me zgjidhjen nga neni 41 paragrafi (7) krijohet administrimi i panevojshëm shtesë për arsye se DHP-ja ka instrumente të tjera me të cilat mund ta përmbush qëllimin dhe funksionin e kësaj dispozite. Nga zëvendës ministri i Financave ishte kërkuar ta informojë Komisionin se cilat janë efektet e kësaj mase.

Përgjigjja e zëvendës ministrit të Financave ishte se ai nuk është në gjendje të japë të dhëna për efektet, sepse kjo pyetje është në kompetencë të DHP-së në sektorin për kontroll të brendshëm. Megjithatë, ai u pajtua se Ministria e Financave në një periudhë të arsyeshme do të dorëzojë në Komisionin për Financim dhe Buxhet Informatë me disa tregues bazë si në DHP-në që vlerësohet zbatimi i zgjidhjes për dorëzim të raporteve bankare nga llogaritë denare të transaksionit dhe nga llogaritë e devizave nëpërmjet të cilave tatimpaguesi i regjistruar për qëllime të TVSH-së e realizon punën e vet. 

Me tre vota "për", shtatë vota "kundër" Komisioni nuk e miratoi Amendamentin.

Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 4 paragrafët (1), (2), dhe (3).
Amendamentin e arsyetoi deputeti Mile Andonov gjatë të cilit sugjeroi se me zgjidhjen e propozuar pritet që tatimpaguesit t'i zvogëlohen shpenzimet për administrim (kontabilitet dhe ngjashëm), si dhe të barazohen me pragun e firmave të cilat paguajnë tatim të marrjes së të hyrave të përgjithshme i cili gjithashtu kushton 3.000.000 denarë.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentin e parashtruar.
Me tre vota "për", gjashtë vota "kundër" Komisioni nuk e miratoi Amendamentin.
Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 5 paragrafët (1), (2), dhe (3).
Amendamentin e arsyetoi deputeti Marjanço Nikollov, gjatë të cilit theksoi se i njëjti propozohet me qëllim të përmirësimit të biznes klimës dhe përparimin e politikës ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë me çka kryhet zvogëlimi dhe rangimi i kundërvajtjeve.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentin e parashtruar.
Në debatin mori pjesë deputeti Marjanço Nikollov.
Me tre vota "për", pesë vota "kundër" dhe një votë "përmbajtur" Komisioni nuk e miratoi Amendamentin.

Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 6 në nenin e ri 59-a paragrafi (1).
Amendamentin e arsyetoi deputetin Marjanço Nikollov, gjatë të cilit theksoi se i njëjti propozohet me qëllim të përmirësimit të biznes klimës dhe përparimin e politikës ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë me çka kryhet zvogëlimi dhe rangimi i kundërvajtjeve.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentin e parashtruar.
Me tre vota "për", pesë vota "kundër" dhe një votë "përmbajtur" Komisioni nuk e miratoi Amendamentin.
Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 6 në nenin e ri 59-b paragrafët (1), (2) dhe (3).
Amendamentin e arsyetoi deputeti Marjanço Nikollov, gjatë të cilit theksoi se i njëjti propozohet me qëllim të përmirësimit të biznes klimës dhe përparimin e politikës ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë me çka kryhet zvogëlimi dhe rangimi i kundërvajtjeve.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentin e parashtruar.
Me tre vota "për", katër vota "kundër" dhe një votë "përmbajtur" Komisioni nuk e miratoi Amendamentin.
Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 7 paragrafët (1), (2), dhe (3).
Amendamentin e arsyetoi deputeti Marjanço Nikollov, gjatë të cilit theksoi se i njëjti propozohet me qëllim të përmirësimit të biznes klimës dhe përparimin e politikës ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë me çka kryhet zvogëlimi dhe rangimi i kundërvajtjeve.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me Amendamentin e parashtruar.
Me tre vota "për", pesë vota "kundër" dhe një votë "përmbajtur" Komisioni nuk e miratoi Amendamentin.
Komisioni me gjashtë vota "për" dhe tre vota "kundër" përfundoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë të përmbushura kushtet për përgatitje të Propozim-ligjit Shtesë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar.

Click