Aktivitetet



E hënë, 31 maj 2010

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e gjashtëdhjetetretë, të mbajtur më 28 maj 2010, si trup punues amë i shqyrtoi: Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi fitim (leximi i parë), Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Investuese Evropiane sipas marrëveshjes për hua për Projektin ‘’Furnizimi me ujë dhe kullimi i ujërave të zeza''(leximi i parë) dhe Propozim-strategjinë për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2010-2012.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi fitim njëherit arsyetim bëri zëvendës ministri i Financave, z. Nedim Ramizi.

Ai theksoi se qëllimi themelor i ndryshimeve të propozuara është evitimi i  tatimimit të shumëfishtë të dividentave të pranuara nga ana e personave juridikë rezidentë të Republikës së Maqedonisë, që në mënyrë kapitale janë të lidhura ndërmjet tyre.

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për  tatimin mbi fitim  është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Investuese Evropiane sipas  marrëveshjes për hua për Projektin ‘’Furnizimi me ujë dhe kullimi i ujërave të zeza’’, z. Ramizi  theksoi se qëllimi themelor i Projektit është përmirësimi i kushteve dhe ngritja e kualitetit të jetesës në skajet rurale’’, z. Ramizi theksoi se qëllimi themelor i Projektit është përmirësimi i kushteve dhe ngritja e kualitetit të jetesës në pjesët rurale të Republikës së Maqedonisë.

Huaja në Bankën Investuese Evropiane në shumë prej 50.000.000 euro do të tërhiqet në 20 transhe, ndërsa do të paguhet me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Shfrytëzues të fundit të mjeteve nga huaja do të jenë komunat dhe komunat në qytetin e Shkupit, të cilat mjetet do t'i marrin si donacione.

Komisioni me 7 vota ‘’për’’ dhe ''3'' kundër'' konkludoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se mund të jepet në lexim të mëtejmë.

- Lidhur me Propozim Strategjinë për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2010-2012, zëvendës-ministri theksoi se në pajtim me nenin 7 të Ligjit për borxhin publik, Strategjia për menaxhim me borxhin publik është akt me të cilin për periudhën prej 3 vitesh përcaktohet niveli i borxhit publik, borxhit shtetëror dhe lartësia e garancive të lëshuara shtetërore lidhur me PBM dhe strukturën e portofolit  të borxhit të përgjithshëm publik.

Strategjia për menaxhim me borxhin publik për periudhën 2010-2012 përbëhet nga:

  • Një pjesë e lëvizjes së parametrave makroekonomikë dhe indikatorëve fiskal në Republikën e Maqedonisë, si dhe projeksionet për lëvizjen e borxhit publik në tre vitet e ardhshme.
  • Një pjesë për lëvizjen e targeteve të borxhit të përgjithshëm publik në afat të mesëm si dhe planet që kanë të bëjnë vetëm për 2010. Planet afatmesme shfrytëzohen për ndërtimin e kornizës, për lëvizjen e borxhit publik për periudhën e vitit 2010-2012.
    Në strategji definohen edhe targetet që kanë të bëjnë vetëm për vitin 2010, ndërsa janë shqyrtuar edhe rreziqet me të cilat përballet portofoli i borxhit publik të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni me 7 vota ‘’për’’ dhe 2 ‘’kundër’’ konkludoi t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë Strategjinë për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë për periudhën  2010 -2012.

Click