Aktivitetet



E enjte, 04 nëntor 2010

Mbledhja e gjashtëmbëdhjetë e Këshillit Buxhetor

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të gjashtëmbëdhjetë,e shqyrtoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011-Ndarja 02001 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe në bazë të debatit, me katër vota ''për’’ dhe dy '’të përmbajtur’’ i miratoi këto konkluzione:

1. Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë konstatoi se në Propozim buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, në Ndarjen 02001 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ka shmangie nga Propozim-kërkesa buxhetore e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, të dorëzuar Ministrisë së financave, që Këshilli Buxhetor paraprakisht e shqyrtoi dhe miratoi;

2. Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i përkrah amendamentet e Propozim Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, në Ndarjen 02001 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë;

3. Këto konkluzione t’i dërgohen kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së financave.

Click