Aktivitetet



E hënë, 30 gusht 2010, Salla e Komisionit Kushtetues

MBLEDHJA E GJASHTËMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EVROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Evrointegrime në Mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë, të mbajtur sot, e shqyrtoi informacionin për aktivitetet e realizuara të Programit Nacional për miratimin e të drejtës në Unionin Evropian, revizioni 2010 për periudhën prej 01.04.2010-30.06.2010.

Në mbledhjen e Këshillit morën pjesë, z-nj Marija Anheles Garsia de Lara, kryerëse e detyrës ambasadore e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë dhe znj.Marina Kurte, përfaqësuese e Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Informacionin për aktivitetet e realizuara nga NPAA-revizioni për vitin 2010, për periudhën e tremujorit  të dytë të vitit e prezantoi z.Vasko Naumovski, zëvendës kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje evropiane.

Qëllimi i kësaj informate është informimi i rregullt i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit Nacional për evrointegrime për shkallën e zbatimit të NPAA-së. Nga gjithsej 106 ligje që janë të planifikuara të miratohen deri në fund të vitit 2010, në periudhë prej janarit deri në fund të qershorit të këtij viti, në mbledhjet e Qeverisë janë miratuar 56 ligje, 46 ligje janë botuar në ‘’Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë‘’ dhe 10 Propozim-ligje kanë qenë në procedurë të Kuvendit.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane e informoi Këshillin Nacional se deri në fund të muajit gusht, nga ana e Qeverisë janë miratuar 61 ligje, ndërsa 20 ligje plotësuese janë në procedurë qeverisëse ose në fazë të konsultimit ndërmjet resorëve. Në fazën e parë të vitit 2010, duke përfshirë periudhën përfshirë në Raport, është bërë harmonizimi i legjislacionit nacional me 273 masa të UE-së. Nga gjithsej 373 akte nënligjore të planifikuara  për vitin 2010, deri më 30 gusht janë miratuar 123, ndërsa në mënyrë plotësuese 70 akte nënligjore janë në fazë të konsultimit ndërmjet resorëve.

Në debat në mbledhje, me diskutime të veta, sugjestione dhe rekomandime morën pjesë: Znj.Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Evrointegrime, znj. Silvana Boneva nënkryetare e Këshillit, znj .Flora Kadriu, z.Tito Petkovski dhe z. Petar Pop Arsov, deputetët dhe anëtarët e Këshillit, z. Dimitar Mirçev, anëtar i Këshillit dhe përfaqësues i Kabinetit të kryetarit të Republikës së Maqedonisë, z. Aleksandar Krzhallovski, përfaqësues i Platformës Qytetare të Maqedonisë dhe z. Sllobodan Antevski i Unionit të Sindikatave të pavarura dhe autonome të Maqedonisë.

Click