Aktivitetet



E enjte, 16 shtator 2010

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KËSHILLIT BUXHETOR

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e Katërmbëdhjetë të mbajtur sot e shqyrtoi Propozim-kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 dhe Propozim-planin e strategjisë së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Këshilli Buxhetor në bazë të debatit për Propozim - kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për 2011 në fund njëzëri i miratoi këto konkluzione:

1. Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe pranoi Propozim-kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

2. Ky konkluzion i Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, udhëheqësit të sektorit të financave dhe Ministrisë së financave. 

Lidhur me Propozim-planin strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 Këshilli Buxhetor njëzëri i miratoi këto konkluzione:

1. Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në pajtim me nenin 27 paragrafi (1) alineja 1 të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe vërtetoi Planin strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  për vitin 2011.

2. Ky konkluzion së bashku me Planin strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së financave.

Click