Aktivitetet



E hënë, 26 prill 2010

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KËSHILLLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhje e shqyrtoi dhe me konsensus e miratoi Informatën për aktivitetet e realizuara nga Programi nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian-revizioni 2010 për periudhën nga 01.01 deri më 31.03.2010, të përpiluar nga Sekretariati për Çështje Evropiane i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhje ishin të pranishëm përfaqësuesit e Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z. Patrik Pake, udhëheqës i Seksionit për Politikë dhe Informata dhe z. Marina Kurte, këshilltare politike në Delegacionin e UE-së dhe znj. Ingrid Svenson, sekretar i dytë në ambasadën e Mbretërisë së Suedisë.

Në prezantimin e Informatëst, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje evropiane, z. Vasko Naumovski, informoi se qëllimi i materialit të përgatitur është që rregullisht të informohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime për shkallën e zbatimit të NPAA-së në tre muajt e ardhshëm, në pajtim me konkluzionet e miratuara në Këshillin Nacional dhe Komisionin për Çështje Evropiane. Informata në mënyrë sa më të mirë e vërteton përkushtimin dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në plotësimin e kritereve dhe detyrimeve të cilat dalin nga anëtarësimi në Union, si dhe krijimin e pozicionit fillestar solid  për fillimin e bisedimeve paraaderuese. Në bazë të NPAA, gjatë vitit 2010 janë paraparë të miratohen 106 ligje, nga të cilat 43 ligje janë miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, 33 ligje janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe të njëjtët janë botuar në ''Gazetën zyrtare të RM-së''. Në procedurë të Kuvendit janë 10 propozim-ligje, përderisa 15 ligje janë në procedurë të Qeverisë ose në fazë të konsultimit ndërmjet resorëve. Lidhur me dinamikën e miratimit të akteve nënligjore, të miratuara dhe të shpallura në ‘’Gazetën zyrtare të RM-së’’ janë gjithsej 58 akte, ndërsa 41 akte tjera ndodhen në procedurë qeveritare ose në fazë të konsultimit ndërmjet resorëve.

Në debatin e mbledhjes me diskutime të tyre, sugjerime dhe rekomandime morën pjesë: znj. Sillvana Boneva nënkryetare e Këshillit, z. Tito Petkovski, z. Petar Pop Arsov dhe z. Qenan Hasipi, deputetët dhe anëtarët e Këshillit, z. Dimitar Mirçev, anëtar i Këshillit dhe përfaqësues i Kabinetit të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, z. Aleksandar Kërzhallovski, përfaqësues i Platformës Qytetare të Maqedonisë dhe znj. Lubica Nuri, përfaqësuese e Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Në mbledhje, Këshilli i miratoi konkluzionet nga debati publik për Propozim-ligjin për shoqatat dhe fondacionet, nga debati publik për Propozim-ligjin për nëpunësit publikë dhe nga debati publik me temë ''Burimet  rigjeneruese të energjisë''.

Këshilli debatoi dhe për çështjen e pjesëmarrjes së organizatave joqeveritare të interesuara të cilat i organizon Këshilli, si dhe për përcjelljen e punës së Këshillit, dhe me konsensus i miratoi konkluzionet.
 

 

Click