Aktivitetet



E enjte, 4 shkurt 2010

MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT PËR VETADMINISTRIM LOKAL

Komisioni për Vetadministrim Lokal i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e katërt, të mbajtur më 3 shkurt 2010, si trup i interesuar punues, e shqyrtoi Propozim-ligjin për pagesë me këste të borxheve tatimore të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të themeluara nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht nga komunat ose Qyteti i Shkupit, me procedurë të shkurtuar.

Në cilësi të përfaqësuesit të propozuesve, arsyetim për ligjin e parashtruar dha nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska.

Ajo theksoi se domosdoshmëria për miratimin e këtij ligji rrjedh nga gjendja e konstatuar në ndërmarrjet publike ku themelues janë Republika e Maqedonisë, komunat dhe Qyteti i Shkupit, dhe të njëjtët janë debitor të mëdhenj tatimor dhe për këtë shkak është paraqitur nevoja për gjetjen e mënyrës optimale për servisimin e borxheve të tyre të vjetra tatimore, dhe me qëllim të pengimit të grumbullimit të borxheve të reja tatimore.

Me këtë do të kryhet funksionimi pa pengesa i punës së ndërmarrjeve publike, pasi ato kryejnë funksion me interes më të gjerë për qytetarët. Shuma e madhe e borxheve tatimore të këtyre ndërmarrjeve pamundëson realizim të pagesës në procedurë të shpejtë dhe efikase, dhe meqë shteti më së shpeshti është themelues i këtyre ndërmarrjeve, procedura për pagesë të detyrueshme nuk paraqet zgjidhje më të mirë dhe më optimale.

 Nënkryetari i Kuvendit theksoi se ky Propozim-ligj është shqyrtuar nga ana e Ministrisë së Financave dhe nga BNJVL-ja.

 Qëllimi kryesor për miratimin e këtij ligji, sipas propozuesit, është që ngrihet shkalla e disiplinës tatimore te këta tatimpagues, ndërsa njëkohësisht të mos vijë deri te çrregullimi i likuiditetit rrjedhës të këtyre ndërmarrjeve.

Propozim-ligji jep mundësi që borxhet e vjetra të paguhen me këste mujore gjatë dhjet viteve në grejs periudhë më së paku prej tre vitesh, dhe nëse tatimpaguesi nuk paguan dy anuitete mujore të njëpasnjëshme, me të njëjtin marrëveshja do të prishet. Ata debitorë tatimorë të cilët në tërësi do ta shlyejnë borxhin e tyre, nuk do të obligohen që ta paguajnë kamatën, ndërsa kusht për pagesën e borxhit me këste është pagesa e rregullt e obligimeve tatimore që rrjedhin nga 1 janari 2010. Propozuesi, gjithashtu, shtoi se për zbatimin e këtij ligji nuk nevojiten mjete financiare, as edhe detyrime materiale për subjekte të caktuara.

Në debat morën pjesë anëtarët e Komisionit: znj. Flora Kadriu, z. Cvetko Grozdanov, znj. Liljana Popovska, z. Zhivko Pejkovski, zëvendësanëtari z. Goran Sugarevski dhe deputeti z. Tome Çingovski.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi që Propozim-ligjin për pagesën me këste të borxheve tatimore të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të themeluara nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht nga komunat ose Qyteti i Shkupit, të përcillet në procedurë të mëtejshme.

Click