Aktivitetet



E hënë, 1 shkurt 2010

MBLEDHJA E NJËZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojtje dhe siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetekatërtë, e mbajtur më 29 janar 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë-leximi i parë dhe debatoi për amendamentet e Propozim-ligjit për kontroll dhe vulosje, përkatësisht shënimin e armëve të zjarrit dhe municionit.

Në mbledhje në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z. Zoran Konjanovski, ministër i Mbrojtjes.

Në lidhje me Propozim-ligjin për shërbim në ARM, ministri i Mbrojtjes foli për reformat në Armatë, nga të cilat del nevojat për ndryshimin e Ligjit me të cilin rregullohen të drejtat, obligimet dhe gjendja e personelit ushtarak dhe civil i cili është në shërbim në Armatë.

 Ministri, si një ndër risitë themelore të Propozim-Ligjit theksoi mundësinë për zgjedhjen e qëndrueshme të çështjes së banimit të të punësuarve në Armatë me blerje të banesës në pronësi personale nëpërmjet subvencionimit të një pjese të shpenzimeve për blerjen e banesës nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Me shumicë votash Komisioni konstatoi se Propozim-ligji për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë në Kuvend.

Në Mbledhjen e njëjtë, Komisioni për Mbrojte dhe Siguri debatoi për amendamentet e Propozim-ligjit  për kontroll dhe vulosje, përkatësisht shënimin e armëve të zjarrit dhe municionit.

Në debatin për amendamentet e parashtruara morën pjesë propozuesit e amendamenteve, deputetët z. Goran Minçev, z. Mende Dinevski dhe z. Goran Sugarevski, si dhe Ministri i Mbrojtjes, z. Zoran Konjanovski.

Komisioni me shumicë votash konkludoi që Propozim-ligji për kontroll dhe vulosje, përkatësisht shënimin e armëve të zjarrit dhe municionit ta përcjellë  në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

Click