Aktivitetet



E hënë, 1 mars 2010

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLATARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE      

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 29-të të mbajtur më 24 shkurt 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural (leximi i parë).

Në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në mbledhje mori pjesë edhe z. Perica Ivanovski, zëvendës-ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ai e arsyetoi Propozim-ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, duke theksuar se ky ligj është ligj sistemor kryesor i kësaj dege dhe se ligji ekzistues duhet të ndryshohet për shkak të nevojës së harmonizimit të mëtejshëm me legjislacionin e Unionit Evropian në pjesën e implementimit të pagesave të drejtpërdrejta dhe përkrahje në pjesën e zhvillimit rural, si dhe kontrollin e të njëjtëve. 

Zëvendës-ministri përmendi se sfera të tëra të reja të cilat rregullohen me këtë ligj janë ndihma shtetërore dhe organizatat e prodhuesve. Me këtë ligj kryhet harmonizimi i pesëmbëdhjetë rregullativave të Unionit Evropian, të cilat në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me rregullimin e planifikimit të politikës bujqësore, implementimin dhe në përgjithësi përkrahjen e mjediseve rurale. 

Ligji përbëhet prej dymbëdhjetë kapitujsh. Kapitulli i parë i rregullon dispozitat e përgjithshme, i dyti - pjesën e planifikimit, përcjelljes dhe vlerësimit të politikës nacionale bujqësore, pjesa e tretë ka të bëjë me përmbajtjet e partneritetit të sektorit, në kapitullin e katërt janë politikat për rregullimin dhe përkrahjen e tregjeve për prodhimet bujqësore, kapitulli i pestë është politika e pagesës së drejtpërdrejtë, i gjashti është politika e zhvillimit rural, në kapitullin e shtatë është ndihma shtetërore për bujqësinë, në kapitullin e tetë përmbahen format e shoqërimit, i nënti ka të bëjë me kontrollin, i dhjeti për mbikëqyrje, i njëmbëdhjeti është i përbërë prej dispozitave të kundërvajtjes, kurse në të dymbëdhjetin janë dispozitat kalimtare dhe përfundimtare.  

Në diskutim morën pjesë edhe deputetët: z. Jovan Ginev, z. Marjanço Nikollov, z. Zhivko Pejkovski, z. Nikolla Qurkçiev, z. Pançe Dameski, z. Cvetan Tripunovski, z. Femi Jonuzi dhe z. Martin Trajcev, përfaqësues nga Federata e Fermerëve të Republikës së Maqedonisë

Pas përfundimit të debatit, Komisioni me 6 vota "për" dhe 2 të "përmbajtur" e miratoi konkluzionin në vijim:

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural (leximi i parë), nga pikëpamja e nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra me të cilën propozohet  rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejshëm. 

Click