Aktivitetet



E mërkurë, 13 janar 2010   
 
MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në seancën e njëzeteshtatë, të mbajtur më 11 janar 2010, si trup punues amë shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lundrim të brendshme (leximi i parë).

Në takim, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z. Goran Mihajlovski, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit ai theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore të ligjit. 

Përfaqësuesi i Qeverisë theksoi se Propozimi për miratimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lundrim të brendshëm ka për qëllim zbatimin dhe respektimin e standardeve të përcaktuara për sigurinë e lundrimit të brendshëm, me normativën ligjore të Bashkimit Evropian dhe për tejkalimin e vështirësive në lidhje me zbatimin e dispozitave të caktuara, si dhe nevoja e riprecizimit  të dispozitave të caktuara të ligjit ekzistues.

Ai në veçanti theksoi se me ndryshimet e propozuara bëhet harmonizimi dhe riprecizimi i dispozitave të caktuara të ligjit ekzistues, që do të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për të përmirësuar kushtet në lidhje me sigurinë e lundrimit të liqeneve natyrore dhe artificiale në Republikën e Maqedonisë.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, në mënyrë të veçantë vuri në dukje se dispozitat e Propozim-ligjit dhe në përputhje me Direktivën 2006/87/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit nga 12.12.2006 për përcaktimin e kërkesave teknike për objekte lundruese në lundrimin e brendshëm dhe abrogimin e Direktivës së Këshillit 82/714/EEC, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara do të bëhet harmonizimi i plotë i terminologjisë profesionale të shprehur përmes definicioneve, me terminologjinë e cila zbatohet në aktet e Unionit Evropian dhe do të përpunohen dispozitat me të cilat do të rregullohet kryerja e kontrollit teknik të anijeve për shkak të përcaktimit të aftësisë së tyre për lundrim, lëshimit dhe njohjes së dokumenteve të anijeve dhe librave dhe kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese

Ai theksoi se si rezultat i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara janë bërë dhe ndryshime përkatëse në pjesën e sanksioneve për kundërvajtje.

Në diskutim për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët  z. Jovan Llazarev, z. Tome Çingoski, zonja  Katarina Dimeska dhe z. Tito Petkovski.

Në fund, Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji me nëntë vota "për” dhe një "i përmbajtur” vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click