Aktivitetet



E martë, 23 shkurt 2010

MBLEDHJA E NJEZETETETË E KOMISIONIT PER BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TE UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetetetë e mbajtur më 22 shkurt 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për verë (leximi i parë) .

Në Mbledhje në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë z.Perica Ivanovski, zëvendës-ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ai në arsyetimin e tij tha se ka nevojë për implementimin e standardeve në prodhimin dhe qarkullimin e verës, të cilat do të realizohen me miratimin e këtij ligji dhe do të realizohet detyra dhe qëllimi themelor i Republikës së Maqedonisë - që të harmonizohet legjislativa vendase me atë evropiane.

Zëvendës-ministri veçanërisht e arsyetoi përmbajtjen e Propozim-ligjit, duke përmendur politikën e kultivimit të hardhisë së verës, kualitetin e prodhimit të rrushit, strategjinë nacionale, regjistrin e llojeve të të mbjellave të hardhisë, kualiteti i verës dhe në fund duke i definuar dispozitat ndëshkuese për kundërvajtje të Ligjit.

Në diskutim për Propozim-ligjin për verën morën pjesë deputetët:  Jovan Ginev, z. Vasko Shutarov, z. Pançe Dameski. z. Nikolla Qurkçiev, z. Vanço Kocev, z. Goran Sugareski, z. Mile Andonov dhe z. Zhivko Pejkovski dheJovan Ginev.

Pas përfundimit të debatit për Propozim-ligjin, Komisioni me 2 vota "të përmbajtur" dhe 7 vota "për" e miratoi konkluzionin si në vijim:

Nga pikëpamja e nevojës për miratimin e Ligjit, parimet mbi të cilat duhet të bazohet Ligji, marrëdhëniet bazë që rregullohen me ligj dhe mënyra me të cilën propozohet rregullimi i tyre në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.

 

Click