Aktivitetet



E enjte, 14 janar 2010

MBLEDHJA E NJËZETETRETË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojte dhe siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e njëzetetretë, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për kontroll dhe vulosje, përkatësisht shënim të armës së zjarrit dhe municionit- leximi i parë.

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z. Xhevat Buçi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Ai e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit të ri për kontroll dhe vulosje, përkatësisht shënim të armës së zjarrit dhe municionit. Ligji aktual i cili e rregullon këtë materie është miratuar në 1973 dhe përmban elemente nga sistemi paraprak shoqëror, të cilat janë të tejkaluara dhe nuk korrespondojnë me rrethanat aktuale shoqërore-politike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme informoi se me këtë propozim-ligj është bërë harmonizimi me Konventën e Kombeve të Bashkuara për luftë kundër kriminalitetit transnacional.

Deputeti Goran Minçev, në emër të grupit të tij të deputetëve, e përkrahu miratimin e këtij propozim-ligji dhe bëri disa vërejtje. Ai theksoi se propozim-ligi është korrekt dhe i nevojshëm, ndërsa vërejtjet janë të karakterit teknik.

Vërejtjet kanë të bëjnë me nenet 6, 8 dhe të dispozitave me të cilat rregullohet lartësia e gjobave.

Në fund, Komisioni për mbrojte dhe siguri njëzëri vlerësoi se Propozim-ligji për kontroll dhe vulosje, përkatësisht shënim të armës së zjarrit dhe municionit në lexim të parë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë në Kuvend.

 

Click