Aktivitetet



E enjte, 4 shkurt 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e pesëdhjetë, të mbajtur më 3 shkurt 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për Huan e parë për politikën zhvillimore-DPL 1(leximi i parë) .

Arsyetim hyrës për ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i Financave z. Nedim Ramizi, i cili theksoi se qëllimi i huas është sigurimi i mjeteve për përkrahje të buxhetit.

Aktivitetet kyçe që do të përkrahen me këtë hua janë përmirësimi i realizimit të shpenzimeve publike, përforcimi i ndihmës sociale dhe ruajtja e stabilitetit në sektorin financiar.

Vlera e përgjithshme e projektit të financuar me hua nga Banka Botërore është 20 500 000 euro. Afati i pagesës është 25 vjet duke përfshirë grejs periudhën prej 8 vitesh.

Republika e Maqedonisë është vend mesatarisht i ngarkuar me borxh dhe këmbëngulet që ky nivel i ngarkimit me borxh të ruhet edhe më tej. Ky kredit është planifikuar me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe do të shfrytëzohet për përkrahje të deficitit buxhetor. Kredinë e miraton Banka Botërore në kushte rreptësisht të përcaktuara dhe kryesisht i dedikohet financimit të transferefe sociale, pasi pritet që pasojat e krizës ekonomike të ndihen edhe gjatë vitit 2010.

Në shqyrtim morën pjesë deputetët z. Jovan Manasijevski, z. Marjanço Nikollov, z. Borisllav Stojmenov dhe znj. Vlladanka Aviroviq.

Komisioni, me 6 vota "për" dhe 3 "kundër" përfundoi se Propozim-ligji për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për Huan e parë për politikën zhvillimore-DPL 1 është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Click