Aktivitetet



E hënë, 1 mars 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 26 shkurt 2010 e mbajti Mbledhjen e pesëdhjetedytë.Komisioni si turp punues amë e shqyrtoi Propozim-rendin e ditës si vijon:

1. Propozim-ligj për revizion të instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA)- (leximi i parë);
2.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transfer i shpejtë i parave (leximi i parë);
3.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për dogana (leximi i parë);
4.  Propozim-ligj për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për tarifë doganore (leximi i parë);
5.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore (leximi i parë);
6.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat (leximi i parë);
7.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat – i parashtruar nga deputetët Stanka Anastasova, Mile Andonov, Vesna Bendevska, Vllado Buçkovski, Sllavica Gërkovska-Lloshkova, Mende Dineski, Cvetanka Ivanova, Igor Ivanovski, Jani Makraduli, Goran Mincev, Marjanco Nikollov, Andrej Petrov, Emiljan Stankoviq, Goran Sugareski, Marinella Tusheva, Nikolla Qurkçiev, Tome Cingoski, Radmilla Sheqerinska (leximi i parë), dhe
8.  Propozim-ligj për emetim të bonave me vlerë–vauçerëve, i parashtruar nga deputetët Vesna Bendevska, Jani Makraduli, Radmilla Sheqerinska, Sllavica Gërkovska Lloshkova (lexim i dytë);

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjet e propozuara dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi.

- Lidhur me Propozim-ligjin për revizion të instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA), zëvendësministri tha se Republika e Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian është shfrytëzues i ndihmës financiare nga instrumenti i ndihmës paraaderuese (IPA) për periudhën 2007-2013, të cilën Unioni ua ka siguruar vendeve kandidate për anëtarësim në UE.

Me vendimet e propozuara ligjore parashihet Organi revizor i instrumentit për ndihmë paraaderuese t'i kryejë punët e revizionit të sistemit për implementim, menaxhim dhe kontroll të IPA-s në Republikën e Maqedonisë.

Me  Organin revizor do të menaxhojë revizori kryesor për IPA, i cila ka zëvendës. Revizorin kryesor për IPA dhe zëvendësin do t'i emërojë dhe shkarkojë nga detyra Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Mandati i revizorit kryesor dhe të zëvendësit do të jetë nëntë vjet, pa të drejtë të rizgjedhjeje. Rroga e revizorit kryesor për IPA dhe zëvendësit do të përcaktohet në pajtim me dispozitat për rroga të personave të emëruar dhe të zgjedhur.

Në funksion të kryerjes së punëve dhe detyrave të punës të përcaktuara me ligj, mjetet e punës së Organit revizor do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transfer i shpejtë i parave, zëvendësministri i Financave tha se qëllimi i Ligjit të propozuar është liberalizimi i tregut të shërbimeve financiare, rritja e konkurrencës dhe shërbimi më i lirë.

- Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për dogana mundësohet plotësimi i detyrave të cilat dalin nga programi nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian (NPPA) dhe janë të drejtuara në harmonizimin e legjislacionit doganor të Unionit Evropian, krijimin e kornizës juridike për implementimin e sistemit të ri për përpunimin  e deklaratave doganore (SPDD), ndryshime dhe plotësime të cilat kanë të bëjnë me dispozitat, person për të cilin ekziston rrezik më i madh, si dhe ndryshime dhe plotësime për punët e përfaqësimit në procedurat doganore.

- Për Propozim-ligjin për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për tarifë doganore, z. Ramizi tha se me ndryshimet e propozuara të tarifës doganore me të cilën gjatë importit të automjeteve të përdorura për udhëtarë, propozohet zvogëlim i detyrimeve doganore nga ekzistueset 10% në 5 %, bëhet ulje, përkatësisht barazim i të dhënave doganore për automjete të reja dhe të përdorura, që do të kontribuojë për zvogëlimin e detyrimeve gjatë importit të automjeteve të përdorura, me qëllim  të kapërcimit të gjendjeve lidhur me numrin e madh të automjeteve me targa të huaja, si dhe zvogëlimi i prodhimeve të qeramikës të cilat shfrytëzohen për përdorim laboratorik dhe teknik, ku të dhënat doganore ekzistuese prej 13% propozohet gjatë importit të këtyre mallrave të mos kryhet pagesa e doganës.

Gjithashtu me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për tarifë doganore bëhet vendosja e Tarifës së integruar doganore (Tarim) apo siç quhet - tarifa teknike, e cila paraqet vegël me të cilën do të mundësohet zbatimi i një formulari të Ligjit për tarifë doganore, masat për politikë tregtare dhe të gjitha dispozitat tjera të cilat zbatohen gjatë importit dhe eksportit të mallrave lidhur me punën tregtare të jashtme.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore, zëvendësministri tha se qëllimi kryesor është të përcaktohen kriteret për ndryshim të drejtorit dhe zëvendës-drejtorit të Drejtorisë Doganore, si dhe mënyra e ndërprerjes së mandatit të tyre. Me vendimet e propozuara mundësohet zgjedhja e personave profesionalë për kryerjen e këtyre funksioneve dhe ndërgjegje më të madhe dhe raportim të personave të emëruar.

- Arsyetim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat dha Marjanço Nikollov. Ai theksoi se qëllimi i Propozim-ligjit është që të ndryshohen kriteret ekzistuese për përcaktimin e lartësisë së akcizave për automjetet.

Propozohet që akciza të mos paguhet për automjete me vëllim të cilindrit që nuk tejkalon 2000 cm³, për automjete me vëllim të cilindrit mbi 2000 cm³ deri 2500 cm³,  akciza të arrijë 60.000 denarë, për automjete me vëllim prej 2500 cm³, deri 3000 cm³, akciza  të arrijë 120.000 denarë, për automjete me vëllim mbi 3000 cm³,  akciza  të arrijë 550.000 denarë, përkatësisht 600.000 denarë.

Vendimi i propozuar dukshëm do t'i zvogëlojë çmimet e automjeteve në Republikën e Maqedonisë.

- Për Propozim-ligjin për emetimin e bonave me vlerë - vauçerëve deri në afatin e përcaktuar në pajtim me Rregulloren nuk janë parashtruar amendamente.

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për revizion të instrumentit paraaderues (IPA), Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kryerjen e shërbimeve transfer i shpejtë i parave, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për dogana dhe Propozim-ligji për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për tarifë doganore janë të pranueshëm dhe mund të jepen në lexim të mëtejshëm. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore me 5 vota "për" dhe 3 "përmbajtur" dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat me tre vota "për" pesë "kundër", Komisioni konkludoi se janë të pranueshëm dhe mund të jepen në lexim të mëtejshëm.

Lidhur me Propozim-ligj për emetim të bonave me vlerë–vauçerëve, me 3 vota "për" dhe 5 "kundër", Komisioni konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar të ligjit për emetim të bonave me vlerë–vauçerëve. 

 

Click