Aktivitetet



E premte, 16 korrik 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot  e mbajti Mbledhjen e tij të pesëdhjetekatërtë. Në mbledhje u shqyrtua Informacioni për aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian, revizioni 2010, për periudhën 01. 04. 2010-30. 06. 2010, i përgatitur   nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si dhe Propozim-ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në lëndën penale – leximi i parë, propozuesi i të cilit është Ministria e Drejtësisë.

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, fjalim të tij e kishte zëvendëskryeministri i caktuar për çështje evropiane, z. Vasko Naumovski i cili ndërmjet tjerash theksoi se dinamika e harmonizimit të legjislacionit maqedonas me atë evropian shënon vazhdimësi dhe se në periudhën e kaluar është arritur  përparim i madh lidhur me të gjitha kapitujt të Programit Nacional për harmonizimin e të drejtës së Unionit Evropian.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Petar Pop Arsov e përshëndeti dorëzimin me kohë të Informacionit nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe theksoi se e njëjta është dëshmi për punën transparente dhe me përgjegjësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Qëndrimin e partisë më të madhe opozitare, e shprehu z.  Igor Ivanovski i cili theksoi se ka ngecje në procesin e reformave dhe se procesi i eurointegrimit  i Republikës së Maqedonisë nuk shkon në drejtim të duhur.

Lidhur me pikën e dytë, zëvendësministri i drejtësisë, z.  Ibrahim Ibrahimi e arsyetoi nevojën e miratimit të Propozim-ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në lëndën penale në aspektin e harmonizimit të tij me të drejtën e Unionit Evropian.

Click