Aktivitetet



E hënë, 15 shkurt 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pesëdhjetenjë, të mbajtur më 12 shkurt 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për emetimin e bonave me vlerë-vauçerëve (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore, sipas Marrëveshjes për hua për Huan e parë për politikë zhvillimore – DPL 1 (leximi i dytë).

Arsyetimin hyrës për propozim-ligjin për emetimin e bonave me vlerë-vauçerëve, e parashtruar nga deputetët, Vesna Bendevska, Jani Makraduli, Radmilla Sheqerinska dhe Sllavica Gërkovska Lloshkova, dha deputeti Jani Makraduli.

Ai theksoi se në pajtim me Ligjin për emetimin e bonave me vlerë-vauçerëve (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 124/07, 140/07 dhe 139/08), studentëve të rregullt, absolventëve në vitin shkollor 2007/08 dhe 2008/2009 iu ndanë vauçerë për blerje të kompjuterëve. Me qëllim që të sigurohet trajtim i barabartë edhe për studentët-absolventë në vitin shkollor 2009/2010 propozohet miratimi i Ligjit të ri për emetimin e bonave me vlerë-vauçerëve.

Duhet të kihet parasysh se ky Propozim-ligj është inicuar nga absolventët të cilët kërkojnë që t'u realizohet e drejta e shfrytëzimit të bonave me vlerë për furnizim me kompjuter, gjithashtu edhe nga absolventët nga dy vitet e kaluara.

Me këtë Ligj propozohet që krahas furnizimit me kompjuter edhe furnizim me mjete periferike dhe pako softuerike.

Me vendimet e propozuara parashihet emetimi i bonave me vlerë për të gjithë studentët e rregullt-absolventë të cilët janë të regjistruar në universitetet e Republikës së Maqedonisë deri më 15 nëntor 2009 dhe studentët të cilët janë të evidentuar si persona me nevoja të posaçme.

Vlera e një vauçeri është 15.500 denarë, kurse shuma e plotë planifikohet të jetë 200 000 000 denarë, e cila parashihet të sigurohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Më konkretisht, deputeti Makraduli theksoi se propozohet që mjetet të sigurohen nga Ndarja e Ministrisë së Shoqërisë Informatike, nga Programi N, nënprogrami NA- Zhvillim dhe implementim i IKT-së nga zëri për 480 Blerje e pajisjeve dhe makinave.

Pranimi i këtij vendimi ligjor do të ketë efekte pozitive për absolventët të cilët do të marrin vauçerë, për kompanitë kompjuterike të cilat do realizojnë të hyra përmes shitjes edhe për shtetin, për shkak se, nëse shfrytëzohen vauçerët për furnizim me pako softuerike, do të zvogëlohej pirateria dhe do të rritej përqindja e respektimit të të drejtave dhe pronësisë intelektuale.

Duke pasur parasysh atë që në këtë zë parashihen mjete në shumë prej 715 000 000 denarë, ai vlerëson se ka mundësi reale dhe do të jetë shumë e dobishme që nga kjo shumë të sigurohen mjetet e planifikuara për zbatimin e propozim-ligjit.

Në shqyrtim morën pjesë deputetët, Vlladanka Aviroviq, Vesna Bendevska dhe Sllavica Gërkovska Lloshkova.

Me dy vota “për” dhe shtatë "kundër”, Komisioni për financim dhe Buxhet konkludoi që Propozim-ligji për emetimin e bonave me vlerë-vauçerëve nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të jepet në lexim të mëtejshëm.

Lidhur me pikën e dytë, pasi nuk u parashtruan amendamente, Komisioni me shtatë vota “për” dhe  2 “kundër” konkludoi që nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit-ligjit të plotësuar për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore, sipas Marrëveshjes për hua për Huan e parë për politikë zhvillimore – DPL 1.

 

Click