Aktivitetet



E hënë, 8 nëntor 2010 

Mbledhja e pesëdhjetenjëtë e Komisionit për Çështje Ekonomike 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 5 nëntor 2010 e mbajti Mbledhjen e saj të pesëdhjetenjë, në të cilën si trup punues amë shqyrtoi tre Propozim-ligje. 

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Republikën e Maqedonisë, zëvendës-kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Vlladanka Aviroviq, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtrua amendamente nga propozues të autorizuar dhe e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Arsyetim në Propozim-ligjin dha përfaqësuesi i propozuesit, ministri i ekonomisë, dr. Fatmir Besimi. Ai theksoi se qëllimi i ligjit të propozuar është futja e reformave në administratën publike dhe harmonizim me Ligjin për nëpunës shtetëror. 

Ndryshimet e propozuara të ligjit i përmbajnë këto zgjidhje:

  • anulohet kompetenca e Bordit Drejtues të Agjencisë në lidhje me miratimin e akteve të përgjithshme për organizimin dhe sistematizimin e punës së Agjencisë dhe e njëjta kalon në kompetencë të Drejtorit të Agjencisë; 
  • ndryshohet statusi i të punësuarve të përhershëm në Agjenci, përkatësisht të drejtat dhe detyrimet të të punësuarve do të jenë të rregulluara në pajtim me Ligjin për nëpunës shtetëror, në vend të Ligjit të deritashëm për marrëdhënie pune.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni unanimisht konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale ishin parashtruar gjithsej 6 amendamente, nga të cilët pesë ishin miratuar me shumicë votash, ndërsa një nuk ishte miratuar. 

Komisioni me shumicë votash konkludoi ky Propozim-ligj të përcillet në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Arsyetim në Propozimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 dha përfaqësuesja e propozuesit, znj. Verica Prokoviq, udhëheqëse e sektori në Ministrinë e Financave.  

Ajo theksoi se të hyrat e planifikuara të buxhetit të konsoliduar për vitin 2011 janë 147 miliardë denarë, derisa shpenzimet janë të projektuara në 159 miliardë denarë. Kështu të hyrat dhe shpenzimet e planifikuara do të rezultojnë me deficit të ulët dhe të kontrolluar prej 2,5% nga BPV-ja e planifikuar.

Në kornizat e transfereve, janë paraparë mjete për pagesë të rregullt dhe në kohë të pensioneve, kompensimeve dhe personave të papunësuar, shërbimeve shëndetësore si dhe pagesën e kompensimeve sociale. 

Shpenzimet për subvencione dhe transfere përfshijnë shumë të zmadhuar të subvencioneve në bujqësi për 15 milion euro në nivel nga 115 milion euro, si dhe mjete për pagesën e bursave të nxënësve dhe studentëve, përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sigurimin e ndihmës shtetërore për investitorët në zonat zhvillimore industriale.

Shpenzimet kapilare janë paraparë të jenë 22.854 milionë denarë, që është për 5.158 milionë denarë më shumë në krahasim me vitin 2010.

 Në këto korniza janë paraparë investime: në sferën e transportit – ndërtimi i sistemeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimit në më shumë vende të banuara, ndërtimi i ndarjeve me kaskada të lumin Vardar; në sferën e shëndetësisë – ndërtimi dhe rikonstruimi i institucioneve shëndetësore publike dhe ambulancave në mjediset rurale, furnizimi i pajisjeve mjekësore, implementimin e sistemit të integruar shëndetësor dhe ndërtimi i qendrës për diagnozë në Tetovë; në sferën e arsimit – ndërtimi dhe rikonstruimi i shkollave fillore dhe të mesme, ndërtimi i sallave shkollore dhe sportive, rikonstruimi i konvikteve të nxënësve dhe studentëve, pajisjen dhe rikonstruimin e universiteteve; në sferën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve – rikonstruimi dhe ndërtimi i çerdheve të fëmijëve dhe institucioneve sociale, për rregullimin plotësues të zonave teknologjiko industriale, vazhdimin e projekteve të filluara në kulturë ndërtimi i teatrove, muzeve, objekteve sportive nëpërmjet të Agjencisë për të rinj dhe sport. 

Mjetet financiare për deficitin e projektuar prej 2,5% dhe pagesa e borxheve ndaj vendeve të jashtme kryesisht do të sigurohen me kreditë nga institucionet ndërkombëtare financiare, linjave kreditore të dedikuara për financimin e projekteve të veçanta, si dhe nga ngarkime tjetër me borxh nga vende të jashtme.

Arsyetim në Propozimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 në ndarjen e Ministrisë së Ekonomisë, dha ministri i ekonomisë, dr. Fatmir Besimi. 

Ai theksoi se në lidhje me vitin 2010 në ndarjen e Ministrisë së Ekonomisë, Buxheti është më i vogël për 3,7%. Nga gjithsej Buxheti i lejuar për vitin 2011, në Ministrinë e Ekonomisë  në pjesën e subvencioneve dhe transfereve janë paraparë 38,7% më shumë në krahasim me vitin 2010.

Në krahasim me shpenzimet kapitale, gjithashtu është paraparë zmadhim për 4,5% në krahasim me vitin 2010, ndërsa këtu janë të përfshira edhe pagesat e kamatave në bazë të projektit nga Banka Botërore. 

Në ndarjen e Ministrisë së Ekonomisë, hyn edhe Buxheti i zonave zhvillimore teknologjiko-industriale me 309 milionë denarë, që paraqet 37,8% nga Buxheti i përgjithshëm i ministrisë. 

Ministri i Ekonomisë potenconte se janë paraparë mjete për subvencionimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efikasitetit energjetik, konkretisht kolektor diellor për amvisëritë në shumë prej 6 milionë denarë. 

 Në programin e turizmit, janë paraparë mjete për subvencionim, konkretisht të tur-operatorëve të obliguar për tërheqjen e turistëve të huaj.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike me shumicë votash konkludoi Propozimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 ta përcjellë në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe raportin nga mbledhja ta dorëzojë deri te Komisioni për Financim dhe Buxhet si trup punues amë. 

Click