Aktivitetet



E hënë, 08 mars 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e pesëdhjetetretë, të mbajtur më 04 mars 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat (në procedurë të shkurtuar).

Arsyetim të ligjit të parashtruar dha ministri i Financave, z. Zoran Stavreski. Ai theksoi se ndryshimet e propozuara dalin nga nevoja që të gjendet zgjidhje e cila është teknologjikisht më e përshtatshme me ndryshimet që bëhen në teknologjinë automobilistike dhe që të zvogëlohen akcizat në tërësi gjatë efekteve neutrale fiskale nga modeli i ofruar. Modeli ekzistues i cili bazohet në vëllimin e motorit nuk është i përshtatshëm me kushtet bashkëkohore teknologjike.

Metoda e propozuar për llogaritjen e akcizës mundëson që të arrihen më tepër qëllime; zvogëlimi i akcizave në tërësi, veçanërisht te automjetet më ekonomike; zgjidhja e problemit me automjetet e vjetra që drejtohen me targa të huaja; riparimin e parkut të automjeteve në Republikën e  Maqedonisë; do të arrihen efekte ekologjike; nuk do të ketë efekt negativ fiskal.

Te ky model bazë për llogaritjen e akcizës është çmimi shitës i automjetit, përkatësisht çmimi i automjetit pa TVSH-në, kurse gjatë importit, bazë për llogaritjen e akcizës është vlera doganore e përcaktuar në pajtim me dispozitat doganore dhe e rritur për shumën e doganave.

Në bazë të llogaritjeve të Ministrisë së Financave, nëse ky model zbatohet në strukturën e automjeteve që u importuan në vitin 2007, 2008 dhe 2009, gjithsej mjetet e grumbulluara në bazë të akcizave të arkëtuara do të ishin pothuajse të pandryshuara, ndërsa janë të mundshme edhe efekte të caktuara fiskale pozitive që dalin nga automjetet që janë të importuara në Republikën e  Maqedonisë, përkatësisht voziten me targa të huaja.

Me dhënien e mundësisë që të importohen automjete më të vjetra për standardin EURO 1 për gjashtë muaj, ndërsa më vonë për standardin EURO 2, si dhe me zvogëlimin e akcizave dhe doganave, pritet që një pjesë e madhe e qytetarëve që drejtojnë automjete të këtilla, ta shfrytëzojnë këtë volitshmëri dhe t’i regjistrojnë automjetet, ndërsa para kësaj t’i paguajnë të detyrimet me çmime më të ulëta.

Për Propozimin-ligjin, amendamente parashtruan grupi i deputetëve të Demokracisë së Re dhe deputeti Kërsto Mukoski.

Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 2 paragrafi (2) të parashtruar nga grupi parlamentar i Demokracisë së Re. Komisioni me dy vota ‘’për’’ dhe gjashtë vota ‘’kundër’’ nuk e miratoi këtë amendament.

Komisioni e shqyrtoi amendamentin për ndryshimin e nenit 6 të parashtruar nga deputeti Kërsto Mukovski dhe me shtatë vota ‘’për’’ e miratoi këtë Amendament.

Komisioni me gjashtë vota ‘’për ‘’dhe dy ’’të përmbajtur’’ konkludoi se nuk janë të plotësuara kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza.
 
 
 
 

Click