Aktivitetet



E enjte, 23 shtator 2010

MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KËSHILLIT BUXHETOR

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Pesëmbëdhjetë të mbajtur sot, e shqyrtoi Informacionin për gjendjen në mjetet e Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe detyrimet e papaguara të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë prej 01.01.2010 -21.09.2010 në bazë të debatit njëzëri konkludoi:

Informacioni për gjendjen  e mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe detyrimet e ndodhura dhe të papaguara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për periudhën prej 01.01.2010 deri më 21.09.2010 e tregonte gjendjen reale të mjeteve në Ndarjen 02001- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe detyrimeve të ndërmarra dhe të papaguara të Kuvendit në periudhën prej 01.01.2010 deri më 21.09.2010.

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vërtetoi se përfundimisht me 21 shtator 2010 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka të ndërmarra detyrime të cilat nuk janë të papaguara. Dinamika e realizimit të detyrimeve në periudhën fundit është rritur,  ndërsa duke pasur parasysh se deri në fund të vitit do të ndodhin dhe detyrime tjera, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me mjetet e miratuara me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Deputetët Krste Mukoski dhe Marjanço Nikollov përcaktohen për përfaqësues të Këshillit Buxhetor të cilët do të mbajnë takim me personat përgjegjës në Ministrin e Financave në të cilën do t’i arsyetojnë nevojat reale nga mjete të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Këto konkluzione t’i dërgohen kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së financave-ministrit të financave. 

Click