Aktivitetet



Е premte 25 qershor 2010

MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhjen debatoi për Integrimet Evropiane të Republikës së Maqedonisë pas Këshillit të Evropës të mbajtur në 17 qershor 2010.   

Nënkryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë i obliguar për çështje ekonomike z. Vasko Naumovski sugjeroi se edhe me kryesinë vijuese të Belgjikës me Unionin Evropian, procesi për zgjerimin do të mbetet në agjendën e UE, procesi i zgjerimit nuk do të ndërpritet, me atë dyert e Unionit Evropian për anëtarë të rinj duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, do të mbesin të hapura. Dhe pas mbledhjes së Këshillit Evropian nga 17 qershori 2010, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë t'i përmbushë kriteret për anëtarësim në Unionin Evropian.  Caktimi strategjik i Qeverisë dhe të faktorëve të tjerë shoqërorë është i pandryshuar, anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në UE mbetet prioriteti kryesor. Republika e Maqedonisë mbetet e interesuar të gjejë zgjidhje të ndërsjellët të pranueshme për kontestin me emrin e shtetit, e cila nuk do t'u shkaktojë dëm interesave nacionale.  

Në fjalimin para Këshillit Nacional për Eurointegrime, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë z. Antonio Milloshoski theksoi se në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian, Republika e Maqedonisë si shtet kandidat për anëtarësim në UE, ishte krejtësisht e përgatitur në mënyrë politike dhe administrative të marrë datën për fillim të bisedimeve me UE, që ishte edhe e verifikuar me raportin e vitit të kaluar të Komisionit Evropian. Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për stabilizim dhe asocim që do të mbahet në 20 korrik 2010, edhe një herë do të vërtetohen përpjekjet e reformave të Republikës së Maqedonisë, do të përparojë dialogu dhe do të rritet motivimi i shoqërisë tek të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë për vazhdim të eurointegrimeve të shtetit. Pavolitshmëria e vendimit të Këshillit Evropian nuk është rezultat i mungesës së efektit dhe depozitës së Maqedonisë në reformat, por është mungesë e përgatitjes së një vendi anëtar i UE që ta japë kontributin e vet konstruktiv në arritjen e konsensusit të nevojshëm për Republikën e Maqedonisë të marrë vendim të verifikuar politik për fillimin e bisedave aderuese me UE. 

Në mbledhje fjalim të vet kishte SH. T. Hoze Manuel Paz Agueras, ambasadori i Mbretërisë Spanjolle në Republikën e Maqedonisë. Ambasadori shprehu mbështetje të plotë për eurointegrime të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu shpresë për më shpejt përfshirjen e vendit në familjen evropiane.

Në debatin e mbledhjes me diskutime, sugjerime dhe rekomandime të veta morën pjesë: znj. Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Silvana Boneva, nënkryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Flora Kadriu, z. Tito Petkovski, z. Petar Pop Arsov dhe z. Xhevat Ademi, deputetët dhe anëtarët e Këshillit, z. Dimitar Mirçev, anëtar i Këshillit dhe përfaqësues nga kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe z. Zhivko Mitrevski, përfaqësues i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

 


 

Click