Aktivitetet



E martë, 29 qershor 2010

MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR KULTURË

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e pesëmbëdhjetë, të mbajtur më 28 qershor 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta-leximi i parë.

Në mbledhje, në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë Elizabeta Kançeska Milevska, Ministre e Kulturës.

Në fjalimin e saj, ministrja e Kulturës theksoi se ky Propozim-ligj është harmonizuar me të gjitha direktivat e Unionit Evropian, konventat, marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet tjera. Veçanërisht i theksoi argumentet për nevojën e tejkalimit të problemeve të caktuara të cilat dalin në zbatimin e ligjit ekzistues, për shkak të kuptimit dhe zbatimit të tij të rrezikshëm, veçanërisht janë të rëndësishme paqartësitë e caktuara të nocioneve dhe institucioneve në Ligj, por edhe saktësimi i pamjaftueshëm në modele të caktuara bartëse për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve, realizuesve dhe të gjithë atyre të cilët paraqiten si bartës të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.

Ajo theksoi se në tekstin e propozuar është bërë edhe harmonizimi adekuat sistematik rrënjësor i instituteve të caktuara, modeleve në pajtim me legjislacionin nacional dhe përvojat e huaja, saktësimi i përkufizimeve, zgjidhjeve dhe nocioneve të kësaj sfere dhe modernizimi dhe harmonizimi i tekstit të Ligjit me ndryshimet në dispozitat maqedonase me karakter sistemor.

Në fund, Komisioni njëzëri e miratoi konkluzionin si vijon:

  • Komisioni për Kulturë e shqyrtoi Propozim-ligjin për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta - leximi I dhe vlerësoi se ky është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

 

Click