Aktivitetet



E premte, 27 gusht 2010

MBLEDHJA E SHTATËDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e shtatëdhjetedytë, të mbajtur më 24 dhe 25 gusht 2010, si trup amë punues i shqyrtoi Propozimin e Llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009 dhe Raportin vjetor të Entit shtetëror për revizion për vitin 2009.

Arsyetim hyrës për llogarinë përfundimtare të Buxhetit dha ministri i financave. z. Zoran Stavrevski. Ai theksoi se llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2009 është përpiluar në pajtim me Ligjin për buxhetet. Ajo e reflekton shkallën e realizimit të ardhurave të përgjithshme dhe shpenzimet, përkatësisht jep shfaqje për menaxhim me financat publike. Realizimi i buxhetit për vitin 2009 bëhej në kushte specifike, përkatësisht në kushte të krizës ekonomike botërore ekonomike botërore. Efektet e recesionit botëror u shfaqen mbi performancat e ekonomisë maqedonase. Në këto kushte ekonomia maqedonase në vitin 2009 realizoi zhvillim negativ, përkatësisht 0,5 % që është fakt se ekonomia maqedonase mirë ballafaqohet me krizën botërore. Shkaku për atë është se ekonomia maqedonase hyn në krizë ekonomike pas dy viteve të zhvillimit ekskluzivisht intensiv ekonomik, me çka u përmirësua ambienti i tërësishëm ekonomik për punë të kompanive maqedonase. Zvogëlimi i eksportit dhe importit ndikoi në zvogëlimin e  deficitit tregtar dhe zvogëlimin e llogarisë rrjedhëse të bilancit pagesor për 6 përqind të pikëve. Duke krahasuar me vendet e tjera, të dhënat tregojnë se me sukses është ballafaquar me krizën ekonomike me çka kontribuoi që Republika e Maqedonisë të shënoj uljen më të vogël për të tretën herë të aktivitetit ekonomik në Evropë në vitin 2009. Në sektorin social , kriza nuk ka ën pasoja të thella. Shkalla e papunësisë ngeli përafërsisht e njëjta nga ajo para krize, edhe pse shkalla e larët e papunësisë ngelet njëra nga problemet kyçe të ekonomisë maqedonase.

Të ardhurat e përgjithshme në vitin 2009 arritën 128.498.000.000 denarë, ndërsa të dalat janë realizuar në shumë prej 139.393.000.000 denarë. Deficiti i buxhetit të Republikës së Maqedonisë është 10.895.000.000 denarë, përkatësisht 2, 7% të BPM. Në atë mënyrë, Qeveria pati sukses ta realizoj deficitin e planifikuar buxhetor, me çka u arrit një nga qëllime kryesore, ndërsa ajo është mbajtja e stabilitetit fiskal.

Gjithashtu, u realizua edhe një qëllim i politikës fiskale, ndërsa ajo është realizimi i nivelit më të lartë të investimeve kapitale përmes deficitit buxhetor. Financimi i deficitit u realizua përmes dy burimeve edhe atë: Ngarkimit të jashtëm me borxh, ku dominoi krediti përmes Bankës botërore për përkrahje buxhetore dhe euro fletëobligacionit dhe përmes detyrimeve të brendshme, përkatësisht letrat shtetërore me vlerë. Të ardhurat tatimore janë realizuar në shumë prej 71.023.000.000 denarë, përkatësisht 97% nga e planifikuara. Plani i të ardhurave nga kontributet ishte pothuajse tërësisht i realizueshëm me shumë prej 38.837.000.000 denarë. Kontributet shënojnë zhvillim prej 2% në raport me vitin 2008 si rezultat i pagesës së integruar të kontributeve dhe tatimit të personal, harmonizimi i bazave dhe vendosja e konceptit të bruto konceptit. Të dalat janë realizuar 93% në raport me atë të planifikuar. Të dalat për mallra dhe shërbime u realizuan 85% në raport me të planifikuarën, që është tregues për kursimin e Qeverisë te shpenzimet joproduktive.  Të dalat kapitale u realizuan 70%.

Me gjashtë vota ‘’për'‘ dhe një ‘’kundër’', Komisioni konkludoi t’i propozoj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtoj dhe miratoj llogarinë Përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009.

Në mbledhjen e Komisionit mori pjesë revizorja kryesore shtetëror znj. Tanja Tanevska e cila e dha arsyetimin hyrës për Raportin vjetor.  Ajo theksoi se menaxhimi me institucionet publike doemos duhet të jetë udhëhequr nga dëshira për rregullshmëri dhe ndershmëri.  Institucionet doemos duhet të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për realizimin e këtyre qëllimeve.  Enti Shtetëror për Revizion jo veç që duhet t’i zbulojë parregullsitë në punën, por edhe të japë përkrahje për përarimin e menaxhimit me mjetet publike.  Indikator i dobishëm për rezultatet nga aktivitetet është numri i rekomandimeve të dhëna dhe përcjellja e tyre me qëllim të përcaktohet veprimi sipas rekomandimeve. 

Në vitin 2009 janë realizuar 91 revizione, ose për 8,3% më shumë nga viti 2008, janë përfshirë 178 miliardë denarë të ardhura publike përkatësisht 45 miliardë më shumë nga viti i kaluar dhe 121 miliardë denarë shpenzime publike, përkatësisht 36 miliardë denarë më shumë se në vitin 2008.  Nga revizionet e kryera 77 janë financiare, 10 tematike, 1 revizion për zbatimin e rekomandimeve dhe 3 revizione të suksesit.  Është vendosur edhe praktika e kontrollit rrjedhës të shkallës së zbatimit të rekomandimeve nga raportet e revizionit edhe atë te 37 subjekte.  Nga numri i përgjithshëm i rekomandimeve të dhëna 46% janë plotësisht të zbatuara, 34 % janë pjesërisht të zbatuara ose janë në rrjedhë, ndërsa 14% janë në kompetencë të subjekteve tjera.  Vetëm për 5% nga rekomandimet subjektet nuk janë prononcuar, ndërsa 1% nga rekomandimet nuk janë zbatuar.  Analiza e bërë për pesë vitet e kaluara tregon trend të zmadhimit të mendimeve pozitive për raportet financiare edhe atë prej 21% në vitin 2004 në 48% në vitin 2008.  Mendimet negative bien edhe atë nga 42% në vitin 2004 në 32% në vitin 2008, ndërsa ekziston edhe rënie e butë e përmbajtjeve nga dhënia e mendimit dhe mendimit me rezervë.  Te mendimet e revizorëve për harmonizim me ligjet dhe rregullat, gjithashtu ekziston trend i zmadhimit të mendimeve pozitive nga 27% në vitin 2004 në 37% në vitin 2008 dhe rënie e mendimeve pozitive nga 40% në vitin 2004 në 31% në vitin 2008. 

Në drejtim të zmadhimit të numrit të revizioneve të suksesit, ndërsa edhe për shkak të harmonizimit me Ligjin e ri për revizion shtetëror dhe Ligjit për nëpunës shtetëror, në procedurë janë akte të reja për organizim dhe sistematizim me të cilët është rregulluar, të gjithë sektorët për revizion të kryejnë edhe revizion financiar dhe revizion të suksesit.  Me atë rast do të përfshihen tema ku janë të locuar dobësi aktuale kronike të programeve shtetërore dhe do të zgjidhen subjekte te të cilat ekziston mundësi më e madhe që revizionet të nxitin ndryshime pozitive. 

Në Raportin vjetor është dhënë vështrim i veçantë të zbatimit të rregullave të procedurave për furnizime publike.  Parregullsitë e përcaktuara sipas kësaj baze marrin pjesë me gjithsej  12% nga numri i përgjithshëm i parregullsive të konstatuara, që është për 1% më pak në krahasim me vitin e kaluar.  Pjesa më e madhe e parregullsive kanë të bëjnë në procedura të pazbatuara, parregullsi në fazën e evalvimit të ofertave, si dhe në realizimin e marrëveshjeve.  Në Raportin vjetor janë të dhëna informata për gjendjet e përcaktuara sipas fushave, në varësi nga klasifikimi financiar dhe funksional i subjektit. 

Në bazë të debatit, Komisioni me gjashtë vota “për” dhe një  “kundër” konkludoi t’i parashtrojë Kuvendit t’i miratojë këto:

Konkluzione:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin vjetor të Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2009.
  2. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Enti Shtetëror për Revizion edhe në vitin 2009 dha kontribut në forcimin e disiplinës financiare dhe llogarisë në sektorin publik. 
  3. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i jep përkrahje të plotë Entit Shtetëror për Revizion për intensifikimin e aktiviteteve dhe implementimin e zgjedhjeve të përmbajtura në Ligjin e ri për revizion shtetëror dhe në aktivitetet, në ndryshimet dhe plotësimet e ardhshme të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë të përfshihet edhe amendament kushtetues, me të cilin do të definohet roli dhe funksioni i Entit Shtetëror për Revizion dhe të sigurohet forcim i pavarësisë dhe mëvetësisë së tij.
  4. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i jep përkrahje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të vazhdojë me aktivitetet e filluara për përcjelljen e masave të ndërmarra në rekomandimet e dhëna në raportet e revizionit për organet shtetërore, subjektet nga sektori publik dhe organet kompetente për mbikëqyrje. 
  5. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vlerëson se Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe organet kompetente duhet të vazhdojnë me aktivitetet për krijimin e sistemeve gjithëpërfshirëse, sistemeve funksionale informatike dhe të informacionit për evidentim dhe përcjellje efikase të grumbullimi të të ardhurave dhe derdhjeve të përgjithshme (tatime, dogana, koncesione, qira, shitje të sendeve të tundshme dhe të patundshme, mallra të konfiskuara etj.) të Buxhetit Qendror të Republikës së Maqedonisë.
  6. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave, organet kompetente dhe organet e fondeve në nivel të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Agjencinë për kadastër të patundshmërive duhet të vazhdojnë me aktivitetet për evidentimin e plotë të pronës së patundshme me të cilën disponojnë organet shtetërore.   
     Kuvendi i Republikës së Maqedonisë tregoi se Agjencia për kadastër të patundshmërive duhet t’i intensifikojë aktivitetet për evidentimin e plotë të pasurisë me të cilën disponojnë komunat.
  7. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vlerëson se është e nevojshme Komisioni për Financim dhe Buxhet ose grup punues në kuadër të Komisionit për Financim dhe Buxhet ose komision i veçantë për shqyrtimin raporteve të revizorit, në mënyrë rrjedhëse t’i shqyrtojë  edhe raportet e revizionit për subjektet e revizionit në të cilët janë përcaktuar parregullsi dhe të propozojë masa dhe aktivitete në lloj të konkluzioneve dhe rekomandimeve deri te trupat kompetent për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e revizionit.
  8. Këto konkluzione së bashku me raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet t’i dorëzohen Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror për Revizion.
Click