Aktivitetet



E martë, 07 shtator 2010

Mbledhja e shtatëdhjetegjashtë e Komisionit për financim dhe buxhet

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të Gjashtëdhjetegjashtë , si trup amë punues e shqyrtoi Amendamentin e nenit 5 për shtimin e paragrafit të ri 2 pas paragrafit 1 të parashtruar nga deputetja Flora Kadriu për Propozimin e ligjit për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim të Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e vijës hekurudhore të Korridorit 10 (leximi i dytë). 

Me amendamentin propozohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t’i dorëzon Raport Vjetor për realizimin e huas dhe dinamikës së kthimit të mjeteve. Në këtë mënyrë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe qytetarët do të jenë të informuar për mënyrën e shfrytëzimit të kthimit të kuave.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar. Në debat morri pjesë deputeti Jovan Manasievski.

Ishte deklaruar se në Komisionin për Financim dhe Buxhet në mënyrë të vazhdueshme ngrihet çështja Qeveria e Republikës së Maqedonisë të gjej mekanizëm për dhënie llogarie në realizimin e huave, kredive ose aranzhimeve të tjera që lidhen me institucione ndërkombëtare financiare.  Në këtë mënyrë do të sigurohej mbikëqyrja në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në realizimin e huave dhe dinamikës së kthimit të njëjtëve. Megjithatë, përveç përmes Strategjisë për borxhin  publik të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë çdo vit e miraton dhe në të cilin  janë të dhëna të dhëna përmbledhëse, nuk ekziston tjetër mënyrë për përcjelljen e realizimit të huave. 

Me atë rast, është shprehur se në disa vende evropiane ekzistojnë forma dhe procedura  të ndryshme që përdoren në përcjelljen e realizimit të huave dhe llojeve të tjera të detyrimeve që do të duheshe të merret si përvojë dhe të zbatohet në regullativën tonë. 

Zëvendësministri i  financave u deklarua se kërkesa e këtillë është e pranueshme. Qeveria do të duheshe të gjej zgjidhje për kontroll të realizimit të huave nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë duke përdorur përvojat  e vendeve tjera. Megjithatë , meqenëse më shpesh zbatues  të huave që i merr Republika e Maqedonisë janë ministri të ndryshme në të cilat janë formuar njësi për implementim, do të ishte mirë që Komisioni për Financim dhe Buxhet të kërkoj nga zbatuesit e projekteve raporte për dinamikën e realizimit dhe shfrytëzimit me destimin të mjeteve.

Komisioni me një votë ‘’për’’ dhe gjashtë vota ‘’kundër’’ nuk e miratoi këtë amendament.

Komisioni njëzëri konkludoi se nuk janë të plotësuara kushtet që të përgatitet Propozimi i plotësuar dhe i propozoi Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj Ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim të Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e vijës hekurudhore të Korridorit 10.  

Click