Aktivitetet



E premte, 27 gusht 2010

MBLEDHJA E SHTATËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e shtatëdhjetekatër të mbajtur më 27 gusht 2010, si trup punues amë në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin me hua të Republikës së Maqedonisë tek Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e vijës hekurudhore të Korridorit 10.

Arsyetim hyrës pas ligjit të parashtruar dha Zoran Stavrevski, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe Ministër i Financave. Ai theksoi se qëllimi bazë i këtij projekti është përmirësimi i vijës hekurudhore të Korridorit 10, zvogëlimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e saj dhe sigurimin  e komunikacionit të sigurt të segmenteve rrugore:  Tabanovc - Kumanovë; Miravc - Smokvicë; Zgropollc (Nogaevcë) – Gradsko; Gradsko – Negotinë. Remonti i fundit i këtyre vijave hekurudhore është kryer para 43 vjetëve. Ngarkesa e kaluar kumulative është e vlerësuar me 230 milion tonelata bruto. Me Projektin parashihen aktivitetet vijuese: ndërrim të binarëve të vjetërsuar, ndërrim të të gjitha pragjeve të drurit me pragje të betonit, dërgesë të mbulesave dhe rregullim dhe përforcim i prizmit të mbuluar. Gjatësia e përgjithshme e hekurudhës cila do të përfshihet me këtë Projekt është afër 53 km.

Mjetet e nevojshme për realizimin e këtij projekti janë 17.600.000 euro dhe të njëjtat do të sigurohen përmes huas nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Projektin do ta zbatoj Ministria për transport dhe lidhje, përmes Ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore “ Hekurudhat e Maqedonisë" - Shkup, të cilat do të lidhin marrëveshje të ndërsjellë për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve. Huaja do të përfshihet me mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Në mënyrë plotësuese, për realizimin e aktiviteteve të parapara, Ministria e transportit dhe lidhjeve duhet në buxhetin e saj të sigurojë mjete për përmirësimin e detyrimeve në bazë të TVSH-së. Afati i pagesës së huas është15 vjet, me grejs periudhë të përfshirë prej 3 vjetëve, ndërsa i njëjti do të paguhet  në 24 anuitete gjysmë vjetore, nga 20 tetori 2013 deri 20 prill 2025. Shkalla e interesit është shkallë variabile e interesit, EURIBOR 6 mujor i rritur për margjinë prej 1% në nivel vjetor. Më 30.06.2010 interesi variabil do të ishte 2.1%. Në mënyrë plotësuese, ekziston mundësia për zgjidhjen e shkallës fikse të interesit, sipas procedurës së caktuar me Marrëveshjen për hua. Republika e Maqedonisë do t’i paguajë BERZH- it provizion të njëhershëm me lartësi prej 1% nga shuma e huas, shpenzim i cili do të paguhet nga mjetet e huas. Tërheqja e huas do të kryhet në transhe. Shuma minimale e transhit është 250.000 EURO, ndërsa mjetet do t’i tërheq Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.  

Në debat morri pjesë deputeti Stojçe Kërstevski.
      
Ishte shprehur se Korridori 10  hekurudhor është i rëndësishëm për ekonominë maqedonase posaçërisht për zhvillimin e industrisë së metalit, Në periudhën e kaluar me revitalizimin  e kapaciteteve të industrisë së metaleve, rëndësia e këtij korridori e caktoi rolin e tij si segment i rëndësishëm në funksionimin e suksesshëm të firmave të metalurgjisë së ngjyrosur dhe të zezë. Në pesë vitet e fundit, industria e metalit eksportin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë merr pjesë midis 30% dhe 40% dhe komunikacioni i ngarkuar hekurudhor ka ndikim të madh në rritjen e mëtutjeshme të kësaj pjesëmarrjeje.  Për shkak të veprimtarisë së transportit, janë amortizuar elementet bazë nga infrastruktura e kolonës së poshtme dhe të sipërme, të cilat varen si nga vëllimi i transportit, ashtu edhe nga periudha kohore dhe kushtet e eksploatimit. Nga këtu, nevoja për investim në hekurudha është e pakontestueshme dhe është i arsyetuar detyrimi tek Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për çka edhe Propozimi duhet të përkrahet.

Komisioni njëzëri përfundoi se Propozim-ligji për ngarkimin me hua të Republikës së Maqedonisë tek Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e vijës hekurudhore te Korridorit 10 është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click