Aktivitetet



E premte, 08 tetor 2010

MBLEDHJA E SHTATËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Shtatëdhjetenëntë, të mbajtur më 07 tetor 2010, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për zhvillim pran Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes Kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për rekonstruimin e Enteve ndëshkimore-përmirësuese (në procedurë të shkurtuar).

Arsyetim hyrës për propozimin-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i financave, z. Nedim Ramizi. Ai theksoi se reforma e sistemit penitenciar në Republikën e Maqedonisë është pjesë e reformës së legjislacionit ndëshkimor dhe i njëjti ”në drejtim të plotësimit të kushteve dhe aproksimimit të standardeve të nevojshme për sigurimin e kryerjes më me efikasitet të të dënimit në burg, si kusht për integrim në strukturat evroatllantike.

Me realizimin e reformës në sistemin penetenciar pritet të kryhet ndryshimi i fizionomisë së burgjeve në Republikën e  Maqedonisë me çka do të mënjanohen shkaqet dhe do të tejkalohen gjendjet në të cilën shumë herë thuhet nga ana e institucioneve kompetente vendase dhe organizata dhe të fitohen:

  • Ente ndëshkimore-përmirësuese sipas standardeve evropiane me plotësimin e rregullave evropiane të burgjeve;
  • Vendosjen e sistemit për preventiv të vazhdueshme nga korrupsioni;
  • Humanizimi në kryerjen e dënimit në burgim përmes krijimit të kushteve optimale për qëndrim dhe punë të dënuarve dhe personave të punësuar në burgje;
  • Krijimin e kushteve për zbatimin e formave të reja të trajtimit të personave të dënuar dhe vlerësimin e rrezikut:
  • Rritja e sigurisë në të gjitha seksionet e institucioneve penitenciare;
  • Përforcimi i mbrojtjes shëndetësore dhe kujdesin më të madh të shëndetit të dënuarve dhe personave të privuar;
  • Krijimi i kushteve për punë të personalit në entet ndëshkimore-përmirësuese dhe edukuese-përmirësuese për arsye të aplikimit të metodave bashkëkohor të trajtimit të dënuarve;
  • Përgjegjësi për shkeljen  dispozitave për zbatimin e sanksioneve.

Shuma  e përgjithshme e Projektit është 52 milion euro, përderisa shumë e Huas është 46 milion, me çka Republika e Maqedonisë do të merr pjesë me 10 % të shumës së përgjithshme, përderisa të tjerët 90% janë të siguruara përmes kësaj Huaje. Shuma e bashkëfinancimit buxhetor është 2,5 milion euro, ndërkaq mjetet e ngelura janë të siguruara nga IPA 2009 dhe IPA 2010, si dhe nga Fondi për projekte infrastrukturore për Ballkanin perëndimor dhe Qeverisë së Norvegjisë. Afati i pagesës së huas është më së shumti 20 vite, me grejs periudhë prej 5 vite. Tërheqja e çdo transhe që vijon do të realizohet përderisa Republika e Maqedonisë në formë të shkruar do ta njoftoj Bankën për zhvillim pran Këshilli të Evropës se 90% të shumës së trashës paraprake është alokuar.

Në shqyrtim morën pjesë deputetët Marjanço Nikollov, Vlladanka Aviroviç, Krsto Mukovski, Jovan Manasievski dhe Zhivko Pejkovski.

Komisioni me gjashtë vota’’për’’ dhe tre ’’kundër’’ konkludoi se nuk janë të plotësuara kushtet për përpilimin e Propozimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj Ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për zhvillim pran Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes Kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për rekonstruimin e Enteve ndëshkimore-përmirësuese.

Click