Aktivitetet



E martë, 24 gusht 2010

Mbledhja e shtatëdhjetenjë e Komisionit për Financim dhe Buxhet

Komisioni për Financim dhe Buxhet pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,m ë 23 gusht të vitit 2010, e mbajti mbledhjen e shtatëdhjetenjë, në të cilën si trup punues amë shqyrtoi katër Propozim-ligje:

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë juridike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar (leximi i dytë);
Propozim-ligjin për rregullimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë drejt Fondit Monetar Ndërkombëtar në bazë të përdorimit të mjeteve nga lokacioni i përgjithshëm dhe special neto akumulues të të drejtave speciale për tërheqje të lejuar me Rezolutën e bordit të guvernatorëve të fondit monetar ndërkombëtar nr. 64-3 dhe nr. 52-4 (leximi i dytë);
Propozim ligji për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim - Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim plotësues të Projektit për kadastër të patundshmërive dhe regjistrim (leximi i dytë);

Propozim-ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë për obligimet sipas Marrëveshjes për huazim, të dedikuar për financimin e projektit "Rehabilitimi i gjashtë centraleve hidroenergjetike", që do të lidhet në mes Bankës kredituese për ripërtëritje - KfV dhe SHA ELEM (leximi i dytë).

Duke pasur parasysh atë se Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë juridike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar, nuk u parashtruan amendamente, Komisioni njëzëri konstatoi që t'i propozojë Kuvendit që ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgimin juridike të Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në Fondin monetar ndërkombëtar.

Për propozimin e ligjit për rregullimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në bazë të përdorimit të mjeteve nga lokacioni i përgjithshëm dhe special neto kumulativ të të drejtave speciale për tërheqje të lejuar me Rezolutën e bordit të guvernatorëve të fondit monetar ndërkombëtar nr. 64-3 dhe nr. 52-4, u parashtruan Amendamente për nenin 3, Amendament për shtimin e paragrafit të ri 2 pas paragrafit 1 në nenin 3, Amendament për shtimin e paragrafit të ri 2 pas paragrafit 1 në nenin 3, Amendament për shtimin e nenit të ri 5-a pas nenit 5, të cilët nga ana e Komisionit nuk u miratuan.

Komisioni me 5 vota "për", 2 "kundër" dhe 1 "të përmbajtur", konkudoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar të këtij ligji dhe i propozon Kuvendit që ta shqyrtojë dhe miratojë ligjin për rregullimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë ndaj Fondit monetar ndërkombëtar në bazë të përdorimit të mjeteve nga alokacioni i përgjithshëm dhe special neto akumulues të të drejtave speciale për tërheqje të lejuar me Rezolutën e Bordit të guvernatorëve të Fondit monetar ndërkombëtar nr.64-3 dhe nr.52-4.

Komisioni me 3 vota "për" dhe 5 "kundër" nuk e miratoi Amendamenti për shtimin e nenit të ri 5-a pas nenit 5 në Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka ndërkombëtare për ripërtërijte dhe zhvillim - Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim plotësues të Projektit për kadastër të patundshmërive dhe regjistrim.

Komisioni me 5 vota "për" dhe 2 "kundër" dhe 1 "të përmbajtur",konkudoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë  Ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim - Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim plotësues të Projektit për kadastër të patundshmërive dhe regjistrim.

Amendamentin për shtimin e nenit të ri 6-a pas nenit 6 për Propozim-ligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë për obligimet sipas Marrëveshjes për huazim, të dedikuar për financimin e projektit "Rehabilitimi i gjashtë centraleve hidroenergjetike", që do të lidhet në mes Bankës Kredituese për ripërtëritje - KfV dhe SHA ELEM Komisioni me 3 vota "për" dhe 5 "kundër", nuk e miratoi.

Komisioni me 7 vota "për" dhe 1 "të përmbajtur" konkludoi se nuk janë të plotësuara kushtet që të përgatitet Propozim i plotësuar dhe i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve të Marrëveshjes për huazim, të dedikuar për financimin e projektit "Rehabilitimi i gjashtë centraleve hidroenergjetike", që do të lidhet në mes Bankës Kredituese për ripërtëritje - KfV dhe SHA ELEM

Click