Aktivitetet



E hënë, 13 shtator 2010

MBLEDHJA E SHTATËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Shtatëdhjetepestë, të mbajtur më 06 shtator 2010, si trup amë punues i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullimin pagesor (leximi i parë), Raportin financiar të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për vitin 2009, Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të sigurimit në vitin 2009 dhe Raportin vjetor për gjendjen dhe lëvizjet në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2009.

Arsyetim hyrës për Propozimin e Parashtruar të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullimin pagesor dha ministri i financave z. Nedim Ramizi.

Ai theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për qarkullimin pagesor krijohet mundësi në kuadër të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë  të formohet Thesar për institucione publike shëndetësore, si dhe njësi organizative për menaxhim me llogarit shëndetësore të thesarit dhe llogari tjera të institucioneve publike shëndetësore, si bartës i veçantë i qarkullimit pagesor të institucioneve shëndetësore.

Komisioni me gjashtë  vota ‘’për’’ dhe ''tre'' kundër'' konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se mundet të jepet në lexim të mëtejmë.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit, z.Klime Popovski, dha arsyetim hyrës për Raportin financiar të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për vitin 2009, Raportin vjetor për punën  e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2009 dhe Raportin vjetor për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2009.

Ai theksoi se mjetet për financim të Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2009 ishin siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë me Vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për miratimin e mjeteve për financim të përkohshëm. 

Me miratimin e Tarifës për përmbajtjen dhe lartësinë e kompensimeve dhe të dhënave të cilat i paguan, mjetet për financim do të sigurohen nga kompensime të paguara dhe të dhëna nga kompani të sigurimit shoqëritë tjera mbi të cilat zbatohet supervizioni, me çka do të vërtetohet pavarësia e saj financiare dhe mëvetësia.

Lidhur me Raportin vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2009, z. Popovski theksoi se Agjencia për supervizion të sigurimit është trup i pavarur rregullator i cili kryen autorizime publike të përcaktuara me Ligjin për supervizion të sigurimit dhe Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion. Ajo filloi me punë më 01 nëntor 2009 dhe në këtë periudhë prioritete kryesore ishte miratimi i të gjitha nën akteve ligjore të domosdoshme për funksionimin e Agjencisë. Njëkohësisht, Agjencia për Supervizion të Sigurimit në procedurë të rregullt i botoi dhe të gjitha kompetencat ligjore lidhur me supervizionin, licencimin, miratimin e rregullativës nënligjore, ekipimin kadrovik dhe përforcimin e kapaciteteve të supervizionit përmes zbatimit të edukimit dhe përsosjes profesionale  të të punësuarve.

Në vitin 2009 Agjencia për Supervizion të Sigurimit ndërmerr iniciativë, ndërsa në vitin 2010 vendosi bashkëpunim përmes nënshkrimit të memorandumit me trupa rregulative të vendit dhe të huaja. Prioritet ishte miratimi i Strategjisë për zhvillim në vitin 2010 dhe planet afatshkurta për aktet të cilat duhen të miratohen në vitin 2010.

Lidhur me Raportin vjetor për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2009, z. Popovski theksoi se në vitin 2009 në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë kanë punuar 13 shoqëri për sigurim, nga të cilat 11 kryejnë punë të sigurimit jojetësor, ndërsa dy të sigurimit të jetës.

Shoqëritë për sigurim në vitet e kaluara në bilancet e tyre akumuluan kërkesa të mëdha të papaguara, meqenëse nuk ekzistonte detyrim ligjor të njëjtët t’i shlyejnë si shpenzime të jashtëzakonshme. Me zbatimin e politikave të kontabilitetit te shoqëritë për sigurim, këto kërkesa janë shlyer, për arsye që në bilancet tregohet humbje, ndërsa realisht ato realizojnë rezultate pozitive financiare.

Në fund të mbledhjes, komisioni njëzëri konkludoi t’i propozoj Kuvendit t'i miratoj këto konkluzione.

1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i shqyrtoi Raportin financiar të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për vitin 2009, Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të sigurimit në vitin 2009 dhe Raportin vjetor për gjendjen dhe lëvizjet në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2009 dhe

2. Këto konkluzione së bashku me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t’i dorëzohen Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së financave dhe Agjencisë për Supervizion të Sigurimit.

Click