Aktivitetet



E hënë, 04 tetor 2010

MBLEDHJA E SHTATËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 27 shtator 2010 e mbajti mbledhjen e saj të shtatëdhjetetetë

-Si trup amë punues, Komisioni e shqyrtoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i parë).

Arsyetim hyrës e parashtruar Propozim-ligj dha zëvendësministri i financave, z. Nedim Ramizi, i cili theksoi se qëllimi themelor është krijimi bazës juridike për veprim në Drejtorin për të Hyra Publike me qëllim pagimin e taksës radiodifuzive dhe pagimin e dënimeve në para, përkatësisht gjobat dhe shpenzimet e kumtuara në procedurat monetare, për kundërvajtje, penale dhe administrative në interes të Republikës së Maqedonisë, në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë tatimore.

Komisioni me pesë  vota ‘’për’’ dhe ''tre'' kundër'' konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se mundet të jepet në lexim të mëtejmë.

-Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin për sigurimin e depozitave(në lexim të parë), fjalim hyrës dha ministri i financave, z. Zoran Stavrevski.

Ai theksoi se qëllimi i ligjit të propozuar është rritja e besimit në sektorin bankar dhe harmonizimin e mëtutjeshëm të legjislacionit vendës me Direktivën 2009/14/EZ, me të cilën bëhet ndryshimi i Direktivës 94/19/EZ për shemën për garantimin e depozitave, lidhur me nivelin, përfshirjen dhe shumën e siguruar.

Njëherit, në pajtim me Ligjin për Fondin për sigurimin e depozitave, bankat dhe kursimoret në Republikën e Maqedonisë që kanë leje  për grumbullimin depozitave detyrimisht nga Banka Popullore janë anëtarë të Fondit për Sigurimin e depozitave, përkatësisht kanë detyrim ligjor në Fondin për sigurim të depozitave që t'i sigurojnë depozitat personave fizik. Me ndryshimet propozohet në vend të dy niveleve të deritanishme të dëmshpërblimit (100% të shumës deri më 10.000 euro dhe 90% të shumës ndërmjet 10.000 dhe 20.000 euro) të bëhet dëmshpërblimi i të gjitha depozitave të personave fizik në shumë prej 30.000 euro, me çka do të rritet besimi në sistemin financiar dhe potencialin e depozitimit në sektorit bankar.

Me ndryshimet gjithashtu shkurtohet edhe afati i fillimi të dëmshpërblimit të deponentëve edhe atë në tre muajt ekzistues në 20 ditë, me mundësi në rrethana të veçanta Fondi për sigurimin e depozitave ta prolongoj dëmshpërblimin për edhe 10 ditë me çka arrihet harmonizimi i plotë me Direktivën 2009/14/EZ.

Gjithashtu, vihet mundësia që Fondi të mos e bën pagesën e kërkesës për klientin për të cilët ekziston dyshimi se dalin nga transaksionet lidhur me larjen e parave ose financim të terrorizmit.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

-Në arsyetimin hyrës për Propozim-ligjin për revizion (në lexim të parë), ministri i financave theksoi se nevoja e miratimit të ligjit të ri për revizion del nga harmonizimi i legjislacioni tonë  me Direktivat  e Unionit Evropian.

Njëherit, me zgjidhjen e propozuar rregullohen kushtet për kryerjen e revizionit  personave juridik të cilët kryejnë veprimtari në Republikën e Maqedonisë. Parashihet formimi i Këshillit për avancim dhe mbikëqyrje të revizionit, si trup i pavarur dhe i mëvetësishëm regullator.

Propozim-ligji përmban dispozita të cilat kanë të bëjnë dhe me shoqërimin profesional të revizorëve të autorizuar  në Institutin e Revizorëve të Autorizuar, si shoqërim profesional i Odave dhe përcaktohen kushtet për funksionimin e të njëjtit.  

Gjithashtu, përcaktohen dhe kushtet të cilat duhen t'i plotësojnë subjektet që të marrin certifikatë për revizor të autorizuar dhe licenca për punë të shoqatave për revizion, ndërsa përcaktohet dhe se revizioni bëhet në pajtim me standardet ndërkombëtare për revizion të Federatës ndërkombëtare të kontabilistëve.

Komisioni me  nëntë vota ‘’për’’ dhe ''dy'' kundër'' konkludoi se Propozim-ligji  për revizion është i pranueshëm dhe se mundet të jepet në lexim të mëtejmë.

- Komisioni e shqyrtoi dhe Propozim-ligjin për dhënien e shërbimeve financiare në largësi (në lexim të parë), për të cilën ministri i financave theksoi se me atë arrihet harmonizimi i legjislacionit vendas me Direktivën 65/2002/EK të Unionit Evropian,me çka shpenzuesve të Republikës së Maqedonisë ju mundësohet qasje jodiskuiminuese deri te shërbimet financiare dhe lirin e zgjedhjes në kuadër të tregut të vetëm, me kushte të barabarta si për shpenzuesit nga vendet e tjera-anëtare.

Propozohet dhënësi i shërbimit financiar në largësi, pavarësisht në cilin vend-anëtar të UE-së është themeluar, t’i dorëzoj shpenzuesit  informacione që kanë të bëjnë me dhënësin  shërbimit, të vet shërbimit dhe të marrëveshjes.

Me zgjidhjen e propozuar është paraparë shpenzuesi të mund të tërhiqet nga marrëveshja, me kushte të caktuara të përcaktuara me ligjin dhe në atë rast ka për detyre ta paguan vetëm shërbimin që realisht e ka fituar.

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  tatimin mbi fitimin  është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

-Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative (në leximin e parë), zëvendësministri i financave theksoi se qëllimi themelor është vendosjen e mundësisë për pagimin e  të gjitha taksave administrative te organet e administratës shtetërore dhe komunat dhe përmes operatorëve ose përmes internetit.

Gjithashtu, vendosen numra të rinj tarifor që kanë të bëjnë me pagimin  e taksës administrative dhe për lëshimin  e vërtetimeve dhe certifikatave të cilët i lëshon Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, si dhe aktvendime, vërtetime dhe leje të cilët i lëshon Ministri i ekonomisë.

Me ligjin propozohet shlyerja e numrit tarifor 39, për atë me fillimin me punë të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit, e njëjta si institucion i pavarur ka tarifë të veten për pagimin e taksave.

Komisioni me gjashtë  vota ‘’për’’ dhe ''tre'' kundër'' konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se mundet të jepet në lexim të mëtejmë.

-Ministri i financave për Propozim-ligjin për ndryshimin  e Ligjit për mënyrën dhe procedurën  pagimit të depozitimeve të deponuara revizore të qytetarëve për të cilët është garant Republika e Maqedonisë (në leximin e parë), theksoi se duke pasur parasysh se mundësia për pagimin e kompensimit koncesionar dhe kompensimit për tjetërsim dhe dhënien nën qira të truallit ndërtimor me fletëobligacionet të lëshuara për pagimin e  depozitimeve të deponuara devizore ndikon në zvogëlimin e të ardhurave  të komunave, si dhe ndryshimin tani më të bërë të Ligjit për truall ndërtimor  me të cilën rregullohet pjesa e kompensimit për tjetërsimin dhe dhënien nën qira të truallit ndërtimor në pronësi të Republikës së Maqedonisë e cila i takon komunave paguhet me mjete në para, propozohet  pagimi i kompensimit koncesionar dhe kompensimin për tjetërsimin dhe dhënien nën qira të truallit ndërtimor që të bëhet me fletobligacionet të lëshuara për pagimin e depozitimeve të deponuara revizore vetëm në pjesën e kompensimit që është e ardhur e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni me gjashtë  vota ‘’për’’ dhe ''tre'' kundër'' konkludoi se ky Propozim -ligj është i pranueshëm dhe se mundet të jepet në lexim të mëtejmë.

Si trup amë punues, Komisioni e shqyrtoi dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion shtetëror (leximi i parë), lidhur me zëvendësministrin e financave theksoi se do të definohen të punësuarit të cilat kanë edhe ata të cilët nuk kanë status të nëpunësve shtetëror.

Komisioni me gjashtë vota ‘’për’’ dhe tre ‘’kundër’’ konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion shtetëror është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

-Për propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me kredit në Bankën Evropiane të Investimit sipas marrëveshjes financiare për financim global të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve infrastrukturore nga vetëqeverisja lokale në shumë prej 20 milion euro (në leximin e parë), z. Ramizi theksoi se Ministria e financave në fillim të vitit 2010 filloi me aktivitetet për analizë të zgjidhjeve potenciale për funksionimin e ardhshëm të Fondit Diskontë Bujqësor Kreditor (FDBK) njësinë.

Me qëllim mundësimin me të mirë të drejtimit të mjeteve nga FDBK drejt target grupeve prioritare dhe strategjike, si dhe sigurim eventual të kushteve më të mira kreditore, për shfrytëzuesit përfundimtar, përmes pasimit direkt të kredive, Ministria e financave propozoi FDBK të bartet në Bankën Maqedonase për përkrahjen e zhvillimit (në tekstin e mëtejmë: FDBK), duke marrë parasysh këto fakte:

Aktivitetet e FDBK janë në korrelacion të plotë me qëllimin dhe aktivitetet e FDBK-së:
Mundësia për drejtimin më të mirë të mjeteve nga FDBK drejt target grupeve prioritare dhe strategjike;
Mundësia për sigurimin e kushteve më të volitshme kreditore për shfrytëzuesit e fundit, përmes sistemimit të drejtpërdrejtë të kredive, në pajtim me Ligjin e ri për Bankën Maqedonase për përkrahjen e zhvillimit (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë'', nr. 105/09  nga 21.08.2009).
Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

-Komisioni e shqyrtoi dhe Propozim-ligji për Bankën Popullor të Republikës së Maqedonisë (leximi i parë). Arsyetim hyrës dha ministri i financave, i cili theksoi se miratimi i ligjit të propozuar dhe implementimi i tij praktik do të thotë rritja e pavarësisë dhe transparencës në punën  e Bankës Popullore, me ruajtjen e të gjitha aspekteve të pavarësisë së saj, duke filluar nga ajo funksionale, institucionale, personale dhe financiare, në pajtim me rregullimin juridik evropian.

Përveç çështjeve të lidhura me statusin dhe funksionet e Bankës Popullore në Republikën e Maqedonisë, Propozim-ligji përmban dhe dispozita me të cilën rregullohet roli i Bankës Popullore pas vendosjes së euros si njësi monetare e Republikës së Maqedonisë. 

Komisioni me gjashtë  vota ‘’për’’ dhe ''tre'' kundër'' konkludoi se ky Propozim-ligj  për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë është i pranueshëm dhe se mundet të jepet në lexim të mëtejmë.

-Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin  dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorin për të Hyra Publike (në lexim të parë), z. Ramizi theksoi se me qëllim që të përcaktohet baza juridike për veprimin dhe zgjerimin e kompensimit të Drejtorisë për të Hyra Publike lidhur me pagesën e taksës radiodifuzive si e dhënë publike, si dhe lidhur me pagimin e dënimeve në para, përkatësisht gjobave dhe shpenzimeve  të kumtuara në procedurat monetare, për kundërvajtje, penale dhe administrative në interes të Republikës së Maqedonisë, u përcaktua nevoja  e ndryshimit dhe plotësimit të nenit 4 të Ligjit  për Drejtorin për të Hyra Publike që ka të bëj me fushëveprimin e  punës së Drejtorisë.

Gjithashtu, për arsye të nevojës urgjente dhe të paprolonguar për harmonizimin e statusit  të punësuarve të Drejtorisë për të Hyra Publike në sistemin e shërbimit shtetëror e cila ka dal nga ndryshimet e Ligjit për nëpunës shtetëror, propozohet definimi i drejtave dhe detyrimeve të punësuarve në Drejtorin për të hyra publike si të punësuar me status të nëpunësve tatimor, të punësuar me status të nëpunësve shtetëror dhe të punësuar të tjerë.

Komisioni me pesë vota ‘’për’’ dhe tre ‘’kundër’’ dhe një ''i përmbajtur'' konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë për të Hyra Publike është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

-Si trup amë punues, Komisioni e shqyrtoi dhe Propozim-ligjin për shoqata financiare,(leximi i parë). Në arsyetimin hyrës ministri I FINANCAVE THEKSOI SE NJËRA NGA REKOMANDIMET E Komisionit Evropian është Republika e Maqedonisë ta përforcoj intermediacionin financiar në sektorin jobankar dhe të lehtësohet qasja në kreditë.

Duke u nisur nga përvoja pozitive me Ligjin për lizing, i cili na solli deri në zhvillim të shpejtuar të lizingut financiar në Republikën e Maqedonisë, përvoja e vendeve-anëtare të UE-së dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, vlerësohet se miratimi i rregullativës së veçantë për institucionet jobankare financiare të cilët kryejnë kreditimin në forma të ndryshme do të kontribuoj për zhvillimin dhe rritjen e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut financiar.

Miratimi i Ligjit për shoqëri financiare do të ndikoj në transparencën e punës së këtyre institucioneve dhe të informimit të publikut për mundësit që ato i ofrojnë, me çka shoqëritë financiare do të bëhen alternativ e njohur e industrisë bankare.

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për shoqëri financiare është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

-Për propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administratë publike(në lexim të parë) zëvendësministri i financave theksoi se qëllimi është udhëheqja më me azhurnitet të evidencës për kundërvajtjet e kryera doganore gjatë udhëheqjes së procedurës për kundërvajtje, me çka do të mundësoj mbikëqyrje më precize për kundërvajtje të kryera doganore, punë më efikase dhe kontroll më të mirë në punën e Komisionit për vendosje ndaj kundërvajtjes në Administratën doganore. Me ndryshimin e nenit 50 të ligjit definohen vendet e punës në Administratën doganore në të cilën do të zbatohet Ligji për nëpunës shtetëror.

Komisioni me gjashtë  vota ‘’për’’ dhe një kundër'' konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se mundet të jepet në lexim të mëtejmë.

-Në mbledhjen e njëjtë  ishte shqyrtuar dhe Propozim-ligji  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ligjin doganor (leximi i parë).      

Në arsyetimin hyrës, z. Ramizi theksoi se qëllimi themelor është rregullimi i plotë i qasjes drejt përfaqësimit doganor, përcaktimit të kritereve për lëshimin e miratimit dhe licencave, si dhe përcaktimin e dispozitave ndëshkuese të cilët dalin nga përfaqësimi i procedurave doganore.

Komisioni me shtatë vota ‘’për’’ dhe tre ‘’kundër’’ konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit doganor është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click